Policia e Burrelit ka njoftuar se ka arrestuar sot në flagrancë të riun me iniciale L.M, 17 vjeç, banues në këtë qytet, pasi, në lagjen "Drita", ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar.
Shërbimet e policisë Mat, arritën të identifikojnë dhe arrestjnë autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Vijon puna për gjetjen e armës së përdorur prej tij.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale “ Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake", “ Prishje e qetësisë publike", parashikuar nga nenet 278/2, e 274 të Kodit Penal.
Komento