Dy persona, babë e bir, kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Burrel pasi kanë dhunuar fizikisht nusen 19 vjeçe.
Sipas Policisë bashkëshorti i të resë, 29-vjeçari me inicialet D.Z. dhe vjehrri, 57-vjeçari me inicialet B.Z dhunuan të renë, duke i shkaktuar dëmtime në trup. Ajo u dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme.