Një sasi eksplozivi ka shpërthyer 5 metra larg banesës së shefit të Krimeve të Rënda në Burrel, Sami Neli.

Policia bën të ditur se shpërthimi ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të premtes, ( 6 prill).  Burime nga policia i thanë shqiptarja.com se autorët kishin qëllim të hidhnin eksplozivin në verandën e banesës, (shtëpi private) të shefit të krimeve të Rënda. por fatmirësisht tritoli është penguar nga një shtyllë, duke bërë që shpërthimi të ndodhë 5 metra larg banesës.

HETIMI
Nuk ka pasur të lënduar. Policia nis hetimet për të zbardhur autorët dhe shkaqet. Pista kryesore ajo për shkak të një konflikti të detyrës.

(sg/aq/shqiptarja.com)