Gjatë ndërhyrjes punonjësit e zjarfikëses kanë zbuluar trupin e pajetë.
Policia po punon për identifikimin e tij.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Muhamed Deliu" dhe nga të dhënat paraprake dyshohet se personi i vdekur ka qenë një i pastrehë.
Për shkak të kësaj ngjarjeje ka pasur një shkëputje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.
Informacioni paraprak i policisë
Rreth ores 21:55, në rrugën “Muhamet Deliu”, pranë pallatit “Zaimaj”, brenda kabinës elektrike nga zjarri i shkaktuar është djegur plotësisht një shtetas i paidentifikuar.
Grupi hetimor po kryen veprimet ne vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

s.k/Shqiptarja.com











