Burri i Ibrahimajt goditi drejtorin e Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Pampuri: Deklarata e Vocajt e rëndë, dëshmi se ligji nuk është i barabartë për të gjithë

Burri i Ibrahimajt goditi drejtorin e Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Pampuri: Deklarata e Vocajt e rëndë, dëshmi se ligji nuk është i barabartë për të gjithë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri në një deklaratë për mediat ka reaguar pas qëndrimet të kryepolicit të Tiranës, Tomnin Vocaj mbi ngjarjen ku burri i ministres Delina Ibrahimaj goditi drejtorin e Agjencisë së Trajtimit të Kredive. Sipas Pampuri, përgjigja e Vicajt se ngjarja nuk u publikua se nuk futej në ngjarjet sensitive është e rëndë dhe tregon se ligji nuk është i barabartë për të gjithë.

"Përgjigjja e kryepolicit të Tiranës lidhur me rastin e bashkëshortit të ministres Ibrahimaj është i rëndë dhe vërteton pikërisht akuzën e PD që ligji në këtë vend nuk është i barabartë për të gjithë. Problemi i mospasqyrimit të lajmit nuk ka të bëjë me sensacionin, por me mbajtjen fshehur të ngjarjes pikërisht se i akuzuari ishte burri i ministres së qeverisë Rama.

Ajo që e bën edhe më të rëndë është deklarata se ishte e pamundur shoqërimi dhe arrestimi i bashkëshortit të ministres, por materialet iu referuan prokurorisë. A është kjo e njëjta procedurë edhe për njerëzit e zakonshëm? Përse e kishte të vështirë policia e shtetit për ta shoqëruar dhe për ta proceduar bashkëshortin e ministres Ibrahimaj?

Në cilën shtëpi u fsheh ai që policia nuk e gjeti dot dhe nuk arriti ta procedojë? Nëse një shqiptar i zakonshëm do të bënte një goditje për shkak të detyrës apo plagosje me thikë, a do të ishte e njëjtë sjellja e policisë së shtetit?

Në qeverisjen e Edi Ramës shqiptarët nuk janë të barabartë! Ka disa që arrestohen për gjëra të vogla dhe të tjerë që "tolerohen" për gjëra të mëdha! Kjo është pabarazi!

Rasti i burrit të ministres Ibrahimaj është pikërisht ky! Prandaj PD zotohet për barazi përpara ligjit për të gjithë! Vetëm kështu Shqipëria do të jetë e jetueshme për njerëzit", tha Pampuri. 


Lajmi kryesor:

Burri i ministres Ibrahimaj goditi me thikë drejtorin e Kredive, Vocaj tregon pse s'u bë publik rasti: Nuk hyn në ngjarjet sensitive


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë