Burri masakron me thikë gruan
edhe pse kishte urdhër mbrojtjeje

Burri masakron me thikë gruan<br />edhe pse kishte urdhër mbrojtjeje
TIRANE- Ka pritur të marë veten pas goditjes me sopatë që i dha e shoqja 5 muaj më parë dhe me pas e ka masakruar me thikë. 36-vjeçaria Hyjrie Bruka nënë e katër fëmijëve u godit 7 herë më thikë nga bashkëshorti i saj Qazim Bruka . Ngjaria ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit të djeshëm në afërsi të banesës ku jetonin në Kamëz. Sipas policisë plagosja ndodhi si pasojë e konflikteve të vazhdueshme për motive xhelozie. Burime nga policia theksojnë se mosmarrveshjet dhe konfliktet mes këtij çifti ishin rast i njohur pasi disa herë të dy partnerët janë shoqëruar në polici të dhunuar fizikisht.36-vjeçaria u nis me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak po për shkak të goditjeve që ka marë në kokë është në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë që policia ka vënë në pranga bashkëshortin e saj Qazin Bruka 38 vjeç nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.38-vjeçari Bruka punonte roje në një subjekt privat. Të dy bashkëshortët ishin me urdhër mbrojtje dhe kishin nisur procedurat për tu divorcuar.Ndërkohë as urdhri i mbrojtjes që e detyron të qëndrojë larg bashkëshortes nuk e ka penguar Qazim Brukën të masakrojë pa mëshirë nënën e fëmijëve të tij. Ndërsa vet 38 vjeçari ka kërkuar të mbrohet nga vëllai i bashkëshortes.
KONFLIKTI
Konfliktet mes çiftit kanë nisur në tetor të vitit që shkoi kur u shpërngulën nga Kukësi në Tiranë. Në 9 tetor pas një sherri dhe përplasje fizike mes çiftit 36-vjeçaria Hyjrie Bruka e ka goditur bashkëshortin Qazim Bruka me sopatë në kokë. Sipas 36-vjeçares arsyet e mosmarrëveshjeve ishin dhuna që bashkëshorti ushtronte vazhdimisht kur vinte i dehur, gjendja e keqe ekonomike dhe xhelozia e sëmurë nga ana e 38-vjeçarit. Krimi u krye në sy të fëmijëve. Në atë kohë Hyjria ka pranuar krimin dhe është vetëdorëzuar në polici." Desha ta vrisja se më dhunonte dhe na linte pa ngrënë mua dhe fëmijët" ka pohuar 36-vjeçaria në atë kohë në polici. Ndërkohë për shkak të dhunimit sistematik Hyjria ka kërkuar urdhër mbrojtje për të mbajtur larg të shoqin dhe e ka marë këtë urdhër mbrojtje. Por pasi ka marë veten nga goditja edhe 38-vjeçari Qazim Bruka ka ngritur padi ndaj kunatit të tij Hekuran Bici dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Sipas rrëfimit të 38 vjeçarit në polici ai ishte dhunuar nga kunati dhe jo nga bashkëshortia. Padia mban datën 7 dhjetor të vitit që shkoi. Ky urdhër mbrojtje i është dhënë 38-vjeçarit rreth 13 ditë më parë. Çifti që prej dy muajsh kishte nisur procedurat e divorcit dhe nuk jetonin në një shtëpi. Qazim Bruka ka shfrytëzuar momentin që bashkëshotja ka kaluar pranë shtëpisë për të kryer krimin.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan