FIER - Një vjedhje spektakolare ka ndodhur më 11 shkurt në një pikë këmbimi valutor. Një person i huaj i cili është prezantuar si nga Azerbajxhani, ka shfrytëzuar shpërqendrimin e kambistit, për të vjedhur një çantë me 50 mijë euro, dhe t'i lë mbi tryezë një çantë bosh! Për ngjarjen ka nisur një hetim dhe pritet të mësohet nëse personi i huaj, ende i pa arrestuar, ka kryer apo jo edhe më herët skema të tilla mashtrimi duke vjedhur vlera të konsiderueshme parash. Sipas pronarit të këmbimit valutor, personi me shtetësi të huaj kishte pasur raport me të prej një jave pasi kishte këmbyer disa herë valutë,ndoshta për të fituar besimin e tij, derisa më 11 shkurt bëri vjedhjen e 50 mijë eurove.
Por si ndodhi ngjarja?
Shtetasi i huaj ka hyrë në pikën e këmbimit valutor me një valixhe në dorë, me kod, dhe i ka thënë kambistit se do të 'thyejë' dollarë, duke blerë 50 mijë euro. Por teksa kambisti ka qenë duke numëruar paratë, shtetasi i huaj që besohet se është nga Azerbajxhani, ka shfrytëzuar një moment shpërqendrimit të tij, dhe ka marrë çantën me euro, duke thënë se do të shkojë në bankë të tërheq dollarë me të cilët do të blinte eurot, dhe është larguar. Në dyqan ka lënë valixhen e tij me kod, ku pasi ka pritur gjatë, kambisti ka vënë re mungesën e 50 mijë eurove, dhe është detyruar të hapë me forcë valixhen e koduar duke shpresuar se të paktën brenda saj do të gjendeshin eurot. Por valixhja ka qenë bosh, pasi jashtë syrit të tij, autori kishte vepruar duke i marrë të 50 mijë eurot!
Autori është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa qetësisht del nga pika e këmbimit valutor dhe mban në duar çantën mbushur me 50 mijë euro.
Autori i vjedhjes
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 664
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lezhë/ Vodhën para në një berberhane duke thyer xhamat, kapen dy të miturit! 17-vjeçarit i gjendet edhe një dorezë metalike
22 Janar, 10:33
-
Fier/ Aksident në rrugën Levan-Vlorë, 3 makina karambolohen mes tyre! Shkak dyshohen reshjet e dendura të breshërit (VIDEO)
21 Janar, 20:44
-
Vidhte pjesë makinash, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë! Në banesë i gjendet pistoletë (EMRI +VIDEO)
19 Janar, 11:18
-
Shkodër/ Kishte vjedhur para, bizhuteri dhe sende të tjera me makinën e tij në një banesë, arrestohet 34-vjeçari
19 Janar, 10:38
-
Tiranë/ Të dënuar për drogë, vjedhje dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, arrestohen 3 të shpallur në kërkim, mes tyre edhe një 19-vjeçar
18 Janar, 10:55
-
Kamëz/ Vodhi disa kompjutera në një shkollë në Babrru, arrestohet 19-vjeçari! Hetim në gjendje të lirë për 2 bashkëpunëtorët e mitur
15 Janar, 14:02
-
Durrës/ Thyen xhamin e picerisë dhe vodhën një shumë parash, arrestohet i riu! Në kërkim 30-vjeçari (VIDEO)
15 Janar, 09:10
-
Tiranë, arrestohet turku, kreu 1 mln € ' transaksione të 'parave të krimit' nga karta e kreditit të një shqiptari! Zbardhet skema (EMRI)
14 Janar, 11:00
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit, ja për çfarë akuzohet
12 Janar, 09:24
-
Grabitën një pikë karburanti, dhunuan një person dhe qëlluan me armë, arrestohen 2 vëllezërit nga Kruja! Ishin në kërkim, njëri i dënuar (EMRAT)
9 Janar, 15:50
-
Padova/ Telefonata e fqinjit tradhton bandën e ‘skifterëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar gjatë grabitjes me kapuçë dhe kaçavida!
8 Janar, 23:02
-
Vlorë/ I vodhi me dhunë çantën një të huaje, në pranga 17 vjeçari
8 Janar, 12:13
Do kete fatin e dekretit te zgjedhjeve lokale
PërgjigjuNuk ka qene fierake personi se fieraket jane dhelpra por ka qene keteje na ne se ne vlonjatete jemi te leshte nga mendja
PërgjigjuGjynahe vlonjati i shkrete çi paska bere
ti 'vlonjati' do jesh adoptuar gjekundi larg se nuk je mire nga trute