Burri që foli me vrasësin në Mynih:
Po të kisha armë do e kisha qëlluar
 

Burri që foli me vrasësin në Mynih:<br />Po të kisha armë do e kisha qëlluar<br /> 
Dialogu që Thomas Salbey bëri me vrasësin në sulmin në Gjermani bëri xhiron e botës. Salbey ka folur me vrasësin pas masakrës që i shkakroi vdekjen 9 personave mes tyre 4 shqiptarëve. Ai foli me 18-vjeçarin Ali Sonboly gjatë kohës që ai po i drejtohej garazhit me armë në duar pasi kishte vrarë 9 persona.  

Ai është shprehur se nëse do të kishte pasur një armë do e kishte qëlluar në këmbë por e vetmja gjë që kishte ishte një shishe birre, dhe nuk e ka ndihmuar shumë.

Thomas Salbey banon në katin e katërt të pallatit që ngrihet mbi qendrën tregtare ku ndodhi sulmi.

Ja biseda mes tyre:

Burri në ballkon: “Ti b… m…., ti…
I armatosuri: “Për shkakun tuaj unë jam tallur për shtatë vjet…”
Burri në ballkon: ‘Ti k…. Ti je një k….’
I armatosuri: ‘…dhe tani unë kam një armë për t’ju qëlluar’
Burri në ballkon: ‘Një armë! Ik q… andej! Ty duhet të të këputet koka ti b….. ‘
I armatosuri dhe burri në ballkon i bërtasin njëri-­tjetrit. Burri në ballkon duket se është duke filmuar:
‘Ai ka një armë, ai aty ka armë’
I armatosuri: ‘Turq m….!’
Burri në ballkon: “Të huaj m….”
Burri në ballkon dikujt tjetër: “Ej! Ai ka një armë! E ka mbushur. Thërrit policët. Ai po ecën këtej rrotull ai k…..!’
I armatosuri: ‘Unë jam gjerman’.
Burri në ballkon: ‘Ti je një k… ja se çfarë je ti”
I armatosuri: “Mos filmo!”
Burri në ballkon: “Një k… ja se çfarë je. Çfarë m… po bën?’
I armatosuri: “Ashtu, unë kam lindur këtu”.
Burri në ballkon: “Çfarë m… mendon se po bën?”
I armatosuri: “Unë jam rritur këtu në zonën Hartz 4 (asistenca e papunësisë në Gjermani)”
Burri në ballkon dhe i amatosuri flasin në të njëtën kohë.
Burri në ballkon: ‘Trajtimi do të thotë diçka për ty”
I armatosuri: “Unë nuk kam bërë asgjë këtu për (nuk kuptohet) … Të lutem qepe gojën”
Burri në ballkon: “Ti k..”
Burri në ballkon njerëzve rreth e rrotull: “Ej, ai është në katin e sipërm këtu”.
Kamerat mbulohen ndërkohë që ai qëllon. Burri në ballkon e quan atë k.. përsëri.
Burri në ballkon: “Duhet të të kenë dhj… brenda në kokë”
I armatosuri: “Nuk e kanë bërë. Nuk e kanë bërë, kështu është. Nuk e kanë bërë”

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë