1765027649_shapka.JPG

Shapkat e gruas së dhunuar

Report Tv ka shkuar pranë banesës në Durrës, ku një 76-vjeçar ka tentuar të vrasë bashkëshorten duke e goditur me shkop druri. Kanë qenë fqinjët që e kanë gjetur 70-vjeçaren të rrëzuar në tokë dhe të gjakosur, të cilët kanë njoftuar ambulancën. E moshuara është dërguar në spitalin e Durrësit dhe më pas drejt Traumës, pasi ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.

Fqinjët thonë jashtë kamerave se dëgjuan zhurma dhe kur kanë dalë nga banesat kanë gjetur 70-vjeçaren në tokë.

Policia ka marrë në pyetje dhe fqinjët të cilët tregojnë jashtë kamerave se ishin mësuar të dëgjonin “zhurma” pasi 76-vjeçari ka qenë i alkoolizuar dhe problematik me bashkëshorten herë pas here.


Lajmi kryesor:

Tentoi të vrasë gruan, pranga 76-vjeçarit në Durrës! Momenti kur e ndjek me shkop për ta goditur, e moshuara rëndë të Trauma (VIDEO)