Bursa 1100 dollarë pranë “NATO”-s
kush mund të aplikojë nga Shqipëria

Bursa 1100 dollarë pranë “NATO”-s<br />kush mund të aplikojë nga Shqipëria
Studentët shqiptarë mund të marrin pjesë në programin e Intershipit pranë organizatës ndërkombëtare “NATO”.
 
Programi i  Internshipit 2017 ka për qëllim t’ju ofroj një numri studentëve aktual ose të sapodiplomuarve të zhvillojnë një periudhë internshipi pranë zyrave qendrore në Norfolk, Virginia ose tek Joint Analysis Lessons Learned Centre (JALLC) në Monsanto, Lisbon, Portugali. Praktikantët do të përfitojnë njohuri mbi Organizata Ndërkombëtare dhe do të pasurojnë CV-në e tyre. Të gjitha internshipet do të zgjasin 6 muaj.
 
Fushat e specialitetit për Programin e Internshipit 2017  mund t’i gjeni në adresën:http://www.act.nato.int/act-internship-programme-2017
Aplikantët duhet të shikojnë përshkrimin në seksionin "Job Descriptions" për secilën fushë specifike  lidhur me detajet e publikuara për të parë nëse përputhen me fushat e tyre të interesit. Gjatë plotësimit të formës së aplikimit për Programit ACT të Internshipit 2017, aplikantëve do t’u kërkohet të përzgjedhin “5 zgjedhjet e prefesuara” në bazë të përshkrimieve respektive të përgjegjësive në punë. Gjithashtu ata do të pyeten nëse janë të gatshëm të përshaten me këto pëshkrime apo të punojnë në një pozicion tjetër që nuk është pjesë e kësaj liste.

Objektivat e Programit
T’i ofrojnë akses Organizatës me njohuritë më të fundit teorike dhe teknike që praktikanti do të aplikoj në detyrat praktike të përcaktuara, si edhe me burime shtesë të stafit.
T’i ofrojë praktikantëve një mundësi për të mësuar nga Zyrat qëndrore të SACT ose Komunitetit JALLC të kuptojnë më mirë Organizatën.
Të  kontriboj në krijimin e një fuqie punëtore të ndryshme dhe të balancuar nga ana gjinore.
Të zgjerohet njohja e ACT, JALLC dhe NATO në vendet e Aleancës.

Kushtet dhe Kriteret e Internshipit
Praktikantët e 2017 duhet të jenë diplomuar së afërmi ose të diplomuar që kanë diplomë pasuniversitare që nga 1 Janari 2016.
Mosha: Mbi 21 vjeç në  kohën e internsip-it dhe nën moshën 35 vjeçe në momentin e aplikimit;
Kombësia: Qytetarë të vendeve anëtare të NATO-s;
Gjuhët: Zotërimi i një nga gjuhët e NATO (anglisht/frengjisht). Nëse keni një certifikatë që dëshmonë njohurinë e gjuhës së huaj (psh. TOEFL), do të duhet ta bashkangjisni në aplikimin tuaj.
Kërkesa mbi sigurimin dhe imigracionin: Praktikantët kërkohen të kenë sigurimin e shëndetit dhe të kujdesen për procedurat e nevojshme pranë autoriteteve amerikane lidhur me qëndrimin e tyre në Shtetet e Bashkuara.
Dëshmia e penalitetit: Të gjithë praktikantët do të kërkohet të kenë dëshminë e penalitetit të lëshuar nga autoritetet vendore para se të fillohet aplikimi.
 Pagesa: Praktikantët do të paguhen me një bursë rreth $1,100/muaj dhe do t’ju rimbursohen kostot e udhëtimit.

Procesi i Aplikimit
Thirrja për aplikim për Programin e Internshipit 2017  janë hapur në Janar dhe do të mbyllen më 30 Prill 2016. Kohëzgjatja e internshipit është 6-muaj dhe do të nisi me data të përcaktuara individualisht për aplikantët.

Dokumentet e nevojshme për të kryer aplikimin duhet të dërgohen elektronikisht në adresën e e-mailit: [email protected]. Çdo dokument jashtë kësaj liste do të skualifikoj aplikantin.

Dokumenti i Formës së aplikimit  në anglisht:CV
Certifikata e gjuhës angleze nëse e dispononi, e bashkangjitur (psh. TOEFL)
Kopje e Diplomës së Bachelor-it ose Diplomës të studimeve pasuniversitare, me përkthimin në anglisht.
Kopje e  dokumentit të dëshmisë së penalitetit
 
Letër motivimi

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë