Bursa, qeveria miraton procedurat e punës! Të martën lançohet ankandi i parë, energjia e blerë për eksport do faturohet me 0% TVSH

Teksa pritet që të martën 11 prill të hidhet ankandi i parë në Bursën Shqiptare të Energjisë, duke nisur operimet e saj, qeveria shqiptare miraton procedurat mbi të cilat do marrë jetë aktiviteti i bursës shqiptare të energjisë.

Sipas vendimit, Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, vendoset ndërmjet transaksioneve të palëve brenda tregut të energjisë elektrike dhe merr rolin e blerësit kundrejt kundërpalës shitëse dhe rolin e shitësit kundrejt kundërpalës blerëse, me qëllim garantimin e transaksioneve.

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, sipas modelit të tregtimit të energjisë elektrike, nuk kryen në mënyrë të drejtpërdrejtë veprimtari të shitblerjes së energjisë elektrike, por ofron shërbimin e administrimit e të garantimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet platformës së tregtimit, klerimit dhe shlyerjes, si kundërpalë qendrore. Duke pasur këtë rol për të gjitha transaksionet që kryhen në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, si në blerje ashtu edhe në shitje të energjisë elektrike, Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike ka edhe përgjegjësinë e lëshimit të faturës, si për blerësin ashtu edhe për shitësin e energjisë elektrike.

Në vendim përcaktohet se Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike lëshon një faturë tatimore për anëtarin e saj që nga transaksionet e përmbyllura gëzon pozicionin e blerësit të energjisë elektrike, e cila do të jetë me TVSH të përjashtuar.

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike lëshon një faturë tatimore, në emër të anëtarit të saj, i cili nga transaksionet e përmbyllura gëzon pozicionin e shitësit të energjisë elektrike. Kjo faturë do të jetë me TVSH të përjashtuar.

Sipas vendimit, në rastin kur blerësi i energjisë elektrike e përdor atë për nevojat e veta, duke mos pasur si qëllim që ta rishesë, ai përgatit një faturë tatimore, në të cilën është edhe në pozicionin e shitësit edhe në pozicionin e blerësit. Ky furnizim do t’i nënshtrohet normës standarde 20% të TVSH-së.

Në rastin kur blerësi i energjisë elektrike ia furnizon energjinë elektrike një personi të tatueshëm brenda vendit, faturimi do t’i nënshtrohet normës standarde 20 % të TVSH-së.

Në rastin kur blerësi i energjisë elektrike ia furnizon energjinë elektrike një personi të tatueshëm jashtë Republikës së Shqipërisë, faturimi do të trajtohet me shkallë 0 % të TVSH-së.

Burime për “Report Tv” sqaruan se tregtimi energjisë do të nisë për tregun e ditës në avancë dhe vetëm për Shqipërinë. Operimi i bursës do të nisë me kompanitë publike të energjisë, që do të kryejnë transaksione me njëra tjetrën, duke qenë se aktualisht janë të vetmet që janë anëtarësuar në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike. Bëhet fjalë për OSHEE Group, Operatori i Sistemit të Transmetimit, Korporata Elektorenergjetike Shqiptare dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Prap evazion...?: 08/04/2023 11:57

    Kush kontrollon sasinë e energjisë së prodhuar? Kush sasinë e dalë jashtë dhe kush vërtetësinë e faturave për jashtë a brenda? Po këta që po bëjnë shitblerjet?

    Përgjigju
  • Pjeter: 07/04/2023 20:55

    Po mer Arbi po,do e "lançojne",direkt ne koken tate!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë