QIPRO - Pas marrëveshjes së Ministrave të Eurozonës dhe Qipros për dhënien e fondit të ndihmës prej 10 miliardë euro Qipros për të parandaluar kolapsin e sistemit bankar, Bursat evropiane dhe ajo aziatike janë hapur në rritje.
Piazza Affari në Milano është hapur me 1 %, Londra me 0.6 %, Frankfurti me 1%, Parisi me 1.5 % dhe Madrid me 1.4 %.
Kjo marrëveshje, që lejoi ishullin mesdhetar, që të qëndrojë në Eurozonë ka pasur efekt pozitiv dhe tek bursat aziatike nga Hong Kongu në Sidney.
Rritje ka pasur edhe monedha e Euros kundër dollarit amerikan pas shkëmbimeve në tregun e valutave duke arritur kuotën e 1.30 pas marrëveshjes Qipro dhe BE për shpëtimin e ishullit mesdhetar.
Ndërkohë vlerat pozitive në tregun financiar amerikan lidhen me lajmet e ardhura nga Evropa dhe rritjen e besimit në mesin e konsumatorëve.
Sipas marrëveshjes mes Qipros dhe BE-së, banka më e madhe në vend do të mbyllet dhe depozituesit më me shumë se 100 mijë euro do të kenë humbje të madhe, ndërkohë që depozitat e tjera nën 100 mijë euro do të kenë garanci të plotë.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com