Çmimet e aksioneve në tregjet aziatike janë rritur sot në një reagim të menjehershëm të lëvizjeve në Itali dhe Greqi. Indeksi në bursën e Tokios u rrit më shumë se 1 për qind, ndërsa indekset e aksioneve në Hong Kong dhe Korenë e Jugut kanë qenë rreth dy për qind më të larta.
Ngrijtet erdhën pasi presidenti italian i kërkoi dje ish-komisioneri evropian, Mario Monti, të formojë një qeveri emergjente që do të kthente besimin e tregjeve dhe do t’i mundësonte Italisë ta përballojë borxhin e të mos falimentojë.
Ndërkohë që në Greqi, kryeministri, Lukas Papademos, pritet t’i drejtohet parlamentit sot rreth nevojës për zbatimin e masave shtrënguese dhe reformave, në mënyrë që Greqia të jetë në gjendje të marrë fondin e ardhshëm prej 8 miliardë eurosh. Kabineti i ri i Papademos, pritet të përballet me votbesim të mërkuren.
(s.g/shqiptarja.com)