Bursat nuk e rimarrin veten
pas “të hënës së zezë”

Bursat nuk e rimarrin veten <br />pas “të hënës së zezë”
Kanë nisur sërish në minus seancën e ditës së martë të gjitha bursat e Evropës, ndërkohë që orën e parë të transaksioneve të gjithë e kishin filluar pozitivisht. Mbi të gjitha vendet peshon perspektiva e pafavorshme, që lidhet me krizën politike në Greqi. Ndërkohë, Bursa e Athinës shënon rritje me 1 për qind në fillim të transaksioneve, pasi kishte rrëshqitur në minus 6% ditën e djeshme.

Ditën e hënë, në “kontinentin e vjetër” janë “djegur” rreth 120 miliardë euro, si pasojë e zhvlerësimit të pjesës më të madhe të aksioneve të kompanive të kuotuara nëpër tregjet aksionare. Euro po shënon një rritje minimale ndaj dollarit, duke u shkëmbyer me 1.285, nga 1.284 që mbylli seancën e djeshme në tregjet botërore. Ndërkohë, si pasojë e perspektivës së zymtë të ekonomisë botërore dhe afrimit të temperaturave më të larta në hemisferin verior të globit, nafta sërish është në ulje, me 94.6 dollarë për një fuçi. Po kështu, edhe çmimi i arit është në ulje, me 1.557 USD për onc.

Një lajm pozitiv ka qenë ai i statistikave të ekonomisë gjermane. Sipas vlerësimeve zyrtare për tremujorin e parë të këtij viti, kjo ekonomi është rritur me një ritëm 0.5 për qind, pesë herë më shumë se sa parashikonin ekspertët, kryesisht si pasojë e shtimit të eksporteve gjermane në drejtim të vendeve me ekonomi emergjente.
(gk/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës