Këtë vit akademik do të mund të përfitojnë bursë nga shteti plot 1900 studentë dhe 1650 nxënës të arsimit parauniversitar, të cilët do të qëndrojnë në konvikt. Mjafton që ata të përmbushin kriterin ekonomik, i cili bazohet në të ardhurat minimale për frymë të anëtarëve të familjes, për ata që jetojnë në qytet. Kështu për një familje me 2 persona të ardhurat për frymë duhet të jenë deri 4.600 lekë për të përfituar gjysëmbursë. Ndërsa nxënësit dhe studentët nga fshati përfitojnë bursë, kur familja përfiton ndihmë ekonomike.
Bursa e plotë për nxënësit e arsimit parauniversitar varion nga lloji i shkollës nga 6.400-6.900 lekë dhe po ashtu edhe bursa për studentët varion nga 8.900-9.400 lekë. E përfitojnë bursën nxënësit dhe studentët që vazhdojnë studimet larg vendbanimit të tyre në largësinë mbi 5 km dhe plotësojnë kriterin ekonomik; nxënësit që banojnë në fshat, të cilët nuk kanë shkollë 9-vjeçare brenda rrezes prej 5 km e që vendosen në konvikt publik; nxënësit apo studentët që kanë përfituar statusin e jetimit dhe që plotësojnë kriterin ekonomik; nxënësit dhe studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë dhe që plotësojnë kriterin ekonomik; fëmijët, nxënës apo studentë, që kanë statusin e invalidit, paraplegjikut dhe tetraplegjikut dhe që plotësojnë kriterin ekonomik.
Ndërkohë që bursë përfitojnë edhe nxënësit e studentët nxënësit e arsimit të mesëm profesional që kanë mbaruar vitin shkollor pararendës me të gjitha notat 10; nxënësit që vazhdojnë studimet në shkollat profesionale, në degët bujqësore, veterinare, pyjore dhe ndërtim, në vitet e dyta e lart dhe që kanë mbaruar vitin akademik pararendës me notën mesatare mbi 8; studentët që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë, që kanë mbaruar shkollën e mesme me medalje ari.
/Shqiptarja.com