Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka dënuar gjakderdhjen në Aleppo duke kërkuar një reagim të shpejtë të ndërkombëtarëve kundër regjimit të Asad, që e cilëson përgjegjës kryesor.
Bushati thekson se shpopullimi gjakësor i orkestruar nga regjimi i Asad është një njollë në ndërgjegjen e rrënuar ndërkombëtare.
“Rënia e Halepit dhe shpopullimi gjakësor i orkestruar nga regjimi i Bashar El Asad, janë një njollë më shumë në ndërgjegjen e rrënuar ndërkombëtare.
Ndjenja e kompleksit prej gabimeve të së shkuarës, për fat të keq e ktheu "bashkësinë ndërkombëtare" në soditëse të një tragjedie njerëzore, e cila duhej parandaluar me çdo kusht.
Një prej qendrave të trashëgimisë së njerëzimit, siç është Halepi, u shkatërrua tërësisht, u vra shpirtërisht dhe u kthye në fushë-varrezë të luftërave dhe interesave eksplozive gjeopolitike.
Ne në Ballkan e kemi provuar çmimin e lartë të pasivitetit ndaj përdorimit të forcës brutale që imponojnë regjime barbare.
Plagët e krimeve të shkaktuara gjatë luftërave të Ballkanit janë ende të pashëruara. Sikundër tentativa gjithnjë e më e dukshme për të aplikuar të ashtuquajturën politikë të "sferës së influencave", e cila synon destabilizimin e rajonit dhe frenimin e perspektivës së qartë euro-atlantike” thotë ai.
Në mbyllje të reagimit të tij, ministri i Jashtëm shqiptar deklaron se Shqipëria ka mbështetur çdo iniciativë të ndërmarrë nga vendet partnere për Sirinë dhe do të vazhdojë që të mbështesë përpjekjet për të garantuar sigurinë e popullsisë civile të bllokuar.
Vijon të jetë dëshpëruese situata e civilëve në Alepo të cilët po evakuohen nga zona e luftës. E gjithë kjo është rezultat i anulimit të marrëveshjes e cila synonte zhvendosjen sa më shpejt të banorëve.
Raportimet e mediave ndërkombëtare përshkruajnë kushtet cnjerëzore ku ndodhen qytetarët, njerëz që flenë në rrugë ndërsa i ftohti mbretëron në qytet. Për më tepër raportohet se ka mungesa në ushqim dhe ujë të pijshëm.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së pritet të votojë sot nëse duhet të dërgojë apo jo një përfaqësi mbikëqyrësish në qytetin e shkatërruar nga lufta, në Aleppo.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com