Bushati: Aleppo, varrezë gjeopolitike
njollë në ndërgjegjen ndërkombëtare

Bushati: Aleppo, varrezë gjeopolitike<br />njollë në ndërgjegjen ndërkombëtare
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka dënuar gjakderdhjen në Aleppo duke kërkuar një reagim të shpejtë të ndërkombëtarëve kundër regjimit të Asad, që e cilëson përgjegjës kryesor.
 
Bushati thekson se shpopullimi gjakësor i orkestruar nga regjimi i Asad është një njollë në ndërgjegjen e rrënuar ndërkombëtare.
 
Rënia e Halepit dhe shpopullimi gjakësor i orkestruar nga regjimi i Bashar El Asad, janë një njollë më shumë në ndërgjegjen e rrënuar ndërkombëtare.
 
Ndjenja e kompleksit prej gabimeve të së shkuarës, për fat të keq e ktheu "bashkësinë ndërkombëtare" në soditëse të një tragjedie njerëzore, e cila duhej parandaluar me çdo kusht.
 
Një prej qendrave të trashëgimisë së njerëzimit, siç është Halepi, u shkatërrua tërësisht, u vra shpirtërisht dhe u kthye në fushë-varrezë të luftërave dhe interesave eksplozive gjeopolitike.
 
Ne në Ballkan e kemi provuar çmimin e lartë të pasivitetit ndaj përdorimit të forcës brutale që imponojnë regjime barbare.
 
Plagët e krimeve të shkaktuara gjatë luftërave të Ballkanit janë ende të pashëruara. Sikundër tentativa gjithnjë e më e dukshme për të aplikuar të ashtuquajturën politikë të "sferës së influencave", e cila synon destabilizimin e rajonit dhe frenimin e perspektivës së qartë euro-atlantike
” thotë ai.
 
Në mbyllje të reagimit të tij, ministri i Jashtëm shqiptar deklaron se Shqipëria ka mbështetur çdo iniciativë të ndërmarrë nga vendet partnere për Sirinë dhe do të vazhdojë që të mbështesë përpjekjet për të garantuar sigurinë e popullsisë civile të bllokuar.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit