Bushati: Basha s’mund t’i japë dorën
Ramës i 'ngrirë', 'Jo' koalicion me PS

Bushati: Basha s’mund t’i japë dorën<br />Ramës i 'ngrirë', 'Jo' koalicion me PS
Anëtarja e Kryesisë së PD, Endira Bushati në një status në faqen e saj në Facebook shprehet se arsyeja se përse Lulzim Basha po nxiton për të zhvilluar zgjedhjet brenda partisë në 22 korrik është marrëveshja që ka bërë me Ramën në 18 Maj dhe i ‘ngrirë’ sikur është tani nuk mundet që t’i japë dorën kryeministrit.
 
2 persona, Kryeministri dhe Kryeopozitari, nuk mund të rrinë vetëm, 5 orë në një dhomë, pa praninë e personave të tretë, që shërbejnë për transparencë, siguri e garanci se çfarë vendoset...

Është ky "terr" që e detyron Bashën të bëjë një garë me urgjencë, pa Statut, pa lista, pa rregullore.... "Frozen" nuk mund t'i japë dorën Ramës..
.” thotë ajo.
 
Bushati deklaron se është kundër një koalicioni mes PD dhe PS, pasi e  konsideron të rrezikshëm për vendin.
 
 
Statusi i Endira Bushatit
Unë kam qenë një mbështetëse e Bashës për Kryetar, disa vite para se të bëhej Kryetar...
Unë kam qenë një mbështetëse e Bashës....deri në mesnatën e 18 Majit....
 
Por, unë,
si një person që i jam afruar PDsë në 97'...
si një person që kam dalë në mijëra mitingje (edhe pse me 500 veta) për votën e lirë e kundër Qeverisë Nano...
 
si një person që student ka marrë pjesë në grevë urie kundër Nanos në 98'....
si person që kam folur parreshtur kundër mediave të kapura, duke mos pasur frikë të them dhe emrat e pronarëve të tyre (gjë që Basha nuk e bëri kurrë)....
 
Nuk mund ta pranoj kurrë një koalicion Rama-Basha!!!!!
E konsideroj të rrezikshme për vendin dhe vetë të drejtat e liritë e qytetarëve!
Marrëveshjet, në botën demokratike, kanë kode, parime, rregulla....
 
2 persona, Kryeministri dhe Kryeopozitari, nuk mund të rrinë vetëm, 5 orë në një dhomë, pa praninë e personave të tretë, që shërbejnë për transparencë, siguri e garanci se çfarë vendoset...
 
Është ky "terr" që e detyron Bashën të bëjë një garë me urgjencë, pa Statut, pa lista, pa rregullore....
"Frozen" nuk mund t'i japë dorën Ramës...
 
T'u rikthejmë Partinë Demokratike, Demokratëve!
 
#JoKoalicionitmeRamën
 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre