Bushati: Basha vetëm premton, sa
punë bëri për katër vite në Tiranë?

Bushati: Basha vetëm premton, sa<br />punë bëri për katër vite në Tiranë?
Partia Socialiste ka akuzuar sërish kryetari i PD-së, se nuk bëri asnjë punë n ëkrye të Bashkisë së Tiranës. Deputeti Ervin Bushati nga selia e PS-së tha se Lulzim Basha di vetëm të premtojë. Sipas tij Lulzim Basha duhet t’iu tregojë qytetarëve të Tiranës sa punë ka bërë për katër vite në krye të bashkisë.
 
Deklarata e plotë e Ervin Bushatit
 
Lulzim Basha prezantoi sot një tjetër kandidat të PD dhe siç e ka zakon bëri të tjera premtime. Sepse Luli vetëm këtë di të bëjë. Di të premtojë, por nuk di të mbajë premtimet. Në katër vjet Lulzim Basha  nuk bëri asgjë për Tiranën. Nuk mbajti asnjë premtin, nuk bëri asnjë punë, por sot bredh nëpër Shqipëri duke premtuar zhvillim, punësim e investime lart e poshtë Shqipërisë.

Lulzim Basha flet për përballje të opozitës me qeverinë në 21 qershor. Flet për përballje njeriu që nuk ka guxim as të përballet me qytetarët e Kryeqytetit për bilancin e punës së tij. Përpara se të bredhë lart e poshtë Lulzim Basha duhet të gjejë sadopak kurajo e të dalë të përballet me kryeqytetasit: le t’u tregojë atyre se ç’bëri për gjelbërimin, parqet, këndet sportive, kartën studentore, nënkalimet, mbikalimet, parkimet, tramvajin e njëmijë e një çudirat e tjera. Nuk do t’i merrte shumë kohë. Duhen veç pak sekonda për të pasqyruar se çfarë ka bërë Luli për Tiranën në katër vjet: Asgjë!
Përpara se të bredhë lart e poshtë duke u prishur punë kandidatëve të Partisë Demokratike me praninë e tij, Lulzim Basha duhet të dalë sot e t’u tregojë qytetarëve të Tiranës e të mbarë Shqipërisë përse i iku si frikacak garës së Tiranës. Përse nuk pati guximin të rikandidojë për një mandat të dytë, por i bëri bisht si ndonjë frikacak përballjes me dështimet e përgjegjësitë e tij si Kryetar. I bëri bisht ndëshkimit të pashmangshëm me votë nga qytetarët e Tiranës.
Lulzim Basha e di edhe vetë se ka dështuar. Pas 21 qershorit, kur Tirana do të ketë sërish një kryetar bashkie që do t’i hapur rrugë mirëadministrimit, mirëqeverisjes, zhvillimit dhe normalitetit që kaq shumë ka munguar në këto 4 vjet, Lulzim Basha do ta kuptojë fare qartë edhe sesa rëndë ka dështuar.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar