Bushati-Bashës: SHBA e tha qartë
shkoni në zgjedhjet e 18 qershorit

Bushati-Bashës: SHBA e tha qartë<br />shkoni në zgjedhjet e 18 qershorit
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar pas deklaratave të Lulzim Bashës për qëndrimin e DASH për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare.
 
Bushati e cilëson si absurd interpretimin e Bashës, ndërsa shton se thirrja për pjesëmarrje në zgjedhje është për datën kushtetuese, për 18 Qershorin!
 
Ministri i Jashtëm gjithashtu thekson se është në interesin e PD që të pushojë diversionin e baltën ndaj miqve e partnerëve strategjikë të Shqipërisë.
 
"Absurd interpretimi i Lulzim Bashës për qëndrimin e prerë të SHBA, që nuk luajnë me Kushtetutën e parimet themelore për një shoqëri demokratike.
 
Thirrja është për datën kushtetuese të zgjedhjeve, për 18 Qershorin!
 
Është në interesin e PD që të pushojë diversionin e baltën ndaj miqve e partnerëve strategjikë të Shqipërisë dhe të marrë përsipër përgjegjësitë ndaj votuesve të saj
" deklaron Bushati.
 
Shtetet e Bashkuara të Amerikës apeluan sot për pjesëmarrjen e të gjithë spektrit politik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
 
Kryetari i PD u shpreh sot pas deklaratës nga SHBA se “Nënsekretari a amerikan i Shtetit, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjitha partive politike në zgjedhje".
 
Rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjitha partive politike në zgjedhje”, që do thotë, harroje Edi Rama se mund të bësh zgjedhje pa opozitën" tha Basha. 

Por ky interpretim është cilësuar si absurd nga Bushati, që shprehet se thirrja është për datën kushtetuese të zgjedhjeve është për 18 Qershorin.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën