Bushati:BE,SHBA presin që PD të
futet në zgjedhje,Basha bën diversion

Bushati:BE,SHBA presin që PD të<br />futet në zgjedhje,Basha bën diversion
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nga Shkodra ka deklaruar se SHBA dhe BE janë shprehur qartë se presin që opozita të futet në zgjedhjet e 18 qershorit, por Basha ka zgjedhur të bëjë diversion me ta.
 
“Mesazhi i dhënë nga zyrtaret amerikanë ishte i qartë, si për futjen ne zgjedhje dhe për përfundimin e reformës në drejtësi. Është një investim politik, teknik dhe financiar i qarte i BE dhe i SHBA i cili gjithashtu gjen dhe mbështetjen e qytetareve shqiptarë. Lulzim Basha ka zgjedhur që të bëjë diversion me BE dhe SHBA ndonëse BE, Gjermania dhe SHBA kanë folur qartë dhe qytetarët shqiptarë presin që PD të jetë prezent në 18 qershor duke shpalosur alternativen e tyre. PD ka 3 vjet që kërkon zgjedhje të parakohshme dhe tani qe u dekretua data nga presidenti duan shtyrje te tyre”, është shprehur ministri.
 
Bushati e cilëson të paligjshme rrugën e Partisë Demokratike e cila sipas tij lindi si forca e ndryshimit dhe e shpresës  dhe sot ka zgjedhur që ta çojë veten në vetëvrasje politike
 
“Lulzim Basha ka zgjedhur rrugën e paligjshmërisë, ndonëse është partia që lindi si forca e ndryshimit dhe e shpresës në këtë vend, sot ka zgjedhur që ta çojë veten në vetëvrasje politike. Ne jemi të vendosur që të çojmë reformën në drejtësi deri në fund, për besimin që na kanë dhënë qytetarët dhe nga nevoja për të kthyer besimin e qytetareve tek shteti i se drejtës dhe institucionet”, u shpreh ai.
 
Sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri Bushati deklaroi se mazhoranca ka bërë kërkesën për dialog  pasi edhe pse janë votat duan një president konsensual. 
         
“Ne kemi lëshuar drejt opozitës një kërkesë për dialog, për përmirësim të infrastrukturës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE ODHIR. Sa i përket zgjedhjes së presidentit duam dhe jemi të gatshëm t’i ofrojmë vendit një president të të gjithëve edhe pse i kemi mundësitë për ta zgjedhur si koalicion", tha ai.
 
Bushati komentoi edhe koalicionin ku u shpreh se çdo hap do të jetë sipas parashikimeve ligjore.
 
“Gjithçka do bëhet me parimet ligjore dhe afatet e përcaktuara, por ne po i japim një mundësi dialogut. Javës tjetër do vijnë në Tiranë negociatorët për zgjidhjen e krizës dhe ne kemi vullnetin për dialog. Ju siguroj se PS do vijojë të jetë forca më e madhe politike e zgjedhjeve te 18 qershorit”, tha Bushati.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptaja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Çfarë është raketa më e fuqishme Oreshnik

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Çfarë është raketa më e fuqishme Oreshnik