Bushati-Breedlove: Mbështesim
përafrimin e Kosovës me Aleancën

Bushati-Breedlove: Mbështesim<br />përafrimin e Kosovës me Aleancën
TIRANË- Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në një takim Gjeneralin e Forcave Ajrore amerikane  Philip M. Breedlove, njëkohësisht  Komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SHAPE) dhe Komandant i Komandës Evropiane të SHBA-ve (EUCOM), i cili po zhvillon një vizitë në vendin tonë. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit diskutuan mbi një sërë çështjesh.

Sipas "ATSH", Gjenerali Breedlove, SACEUR, uroi Ministrin Bushati për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, duke e vlerësuar këtë si një arritje dhe një hap vendimtar drejt anëtarësimit të plotë në familjen Evropiane.

Ministri Bushati rikonfirmoi mbështetjen e vendit tonë për politikën e dyerve të hapura të NATO-s dhe për integrimin euro-atlantik të të gjitha vendeve të rajonit, duke nënvizuar njëkohësisht edhe mbështetjen e vendit tonë për përafrimin e Kosovës me Aleancën.

Në veçanti, biseda u përqendrua mbi perspektivën e integrimit euro-atlantik të vendeve të rajonit.

Lidhur me këtë çështje Ministri Bushati ritheksoi mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare ndaj avancimit sa më të shpejtë të procesit të integrimit në NATO të vendeve aspirante.

Një pikë tjetër e rëndësishme ishin zhvillimet e fundit në Ukrainë, si dhe hapat e nevojshme për t'u ndërmarrë për të ç'tensionuar situatën atje.
Nga ana e tij SACEUR, çmoi lart kontributin e vendit tonë në operacionin ISAF në Afganistan dhe në KFOR në Kosovë, si edhe përshëndeti angazhimin e marrë nga vendi ynë për vijimin e pjesëmarrjes të efektivëve shqiptarë në misionin e pas ISAF-it 2014.

Komandanti suprem i NATO-s në Europë, Breedlove viziton Tiranën
Gjenerali amerikan Philip Breedlove, komandanti suprem i Forcave Aleate për Europën, zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të takohet me autoritetet më të larta të vendit. Axhenda e gjeneral Bredlove nis në mesditë me takimin me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, për të vijuar më pas me ceremoninë e pritjes në Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe takimin me ministren Mimi Kodheli, me të cilën më pas do të ketë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Pasdite Komandanti i Lartë i NATO-s do të pritet në takime të veçanta nga kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç