Bushati-Brende:Shqipëri-Norvegji
bashkëpunimin në fushën e energjisë
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi dje një vizitë pune në Mbretërinë e Norvegjisë, ku u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme, Borge Brende. Të dy ministrat shprehën bindjen se partneriteti i krijuar midis dy vendeve do të thellohet më tej, veçanërisht në fushën e energjisë hidrike, ku janë planifikuar tashmë investime konkrete dhe afatgjata.
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi dje një vizitë pune në Mbretërinë e Norvegjisë, ku u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme, Borge Brende.
Sipas njoftimit për shtyp të MPJ-së, gjatë takimit, Ministri Bushati vlerësoi mbështetjen që Norvegjia ka dhënë ndër vite, përmes financimit të projekteve zhvillimore në vendin tonë si dhe e prezantoi kolegun e tij me reformat strukturore të ndërmarra nga qeveria shqiptare, me qëllim forcimin e shtetit ekonomik ligjor për të mundësuar rritjen e investimeve, përfshirë ato norvegjeze.
Të dy ministrat shprehën bindjen se partneriteti i krijuar midis dy vendeve do të thellohet më tej, veçanërisht në fushën e energjisë hidrike, ku janë planifikuar tashmë investime konkrete dhe afatgjata.
Nga ana e tij, Ministri Brende vlerësoi rolin aktiv të Shqipërisë në rajon dhe inkurajoi vijimin e përpjekjeve në funksion të forcimit të paqes, ndërlidhjes dhe sigurisë energjetike si elementë përbërës të stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë vizitës në Norvegji, Ministri Bushati zhvilloi gjithashtu një takim pune me ekipin drejtues të kompanisë Statkraft, tashmë e pranishme në Shqipëri që prej vitit 2007. Përfaqësuesit e kompanisë Statkraft vlerësuan mbështetjen e qeverisë shqiptare për zhvillimin e investimeve në vendin tonë dhe shprehën optimizmin për shfrytëzimin e potencialeve ekzistuese dhe pozicionimin e Shqipërisë si një vend me rol specifik rajonal në sektorin e energjisë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?
-
Emigrimi
78.9%
-
Lindshmëria
17.4%
-
Vdekshmëria
3.7%
Vota total: 1274
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ernest Muçi, talenti i madh i futbollit shqiptar që pranoi stolin e Kombëtares pa zhurmë
29 Qershor, 17:53
-
Kush është Astrit Avdylaj, kreu i bandës së Shijakut! Nga vrasja në '97 tek droga, e gjithë jeta nëpër burgje
29 Qershor, 17:40
-
I vuri zjarrin një sipërfaqe me ullinj në Delvinë, në pranga një 56-vjeçar
29 Qershor, 17:36
-
Dua Lipa shkruan histori në Glastonbury, BBC lëvdata të mëdha për artisten shqiptare
29 Qershor, 17:21
-
Plagoset rëndë minatori në Bulqizë! Biznesi i kromit po merr jetë, dy të vdekur dhe një i plagosur për një muaj
29 Qershor, 17:12
-
Censi 2023/ Tirana ‘rrëmben’ banorët e periferisë, qytet i mbipopulluar! Rënie e fortë e banorëve në qarqet Fier, Elbasan e Shkodër
29 Qershor, 16:55
-
'Cens 2023' përçan pakicën maqedonase! Bullgarët të kanaqur: Rezultat surprizues
29 Qershor, 16:46
-
Fier/ Dëmtoi makinën e policisë dhe kanosi efektivin pasi i bllokoi gomonen e shokut, në pranga 29-vjeçari (EMRI)
29 Qershor, 16:46
-
‘Yjet nën yje’, koncert elektrizues në Shkodër, ngjiten në skenë emra të mëdhenj të muzikës e humorit
29 Qershor, 16:39
-
Fier/ Përfshihen nga zjarri masiv kodrat me ullishte në Peshtan të Vogël
29 Qershor, 16:30
-
Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë! Makina e policisë përplaset me ‘Audin’, plagoset 2 efektivë dhe një tjetër
29 Qershor, 16:21
-
Tiranë/ Vodhi 300 mijë lekë të vjetra në recepsionin e hotelit ku kishte punuar, në kërkim 17-vjeçari! Momenti kur merr paratë duke kërcënuar punonjësin
29 Qershor, 16:20