PARIS- Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministrja e Integrimit Klajda Gjosha vazhdojnë vizitën e tyre në Francë në kuadër të bindjes së shteteve për të votuar në lidhje me statusin e vendit kandidat në mbledhjen e dhjetorit të Këshillit të Ministrave të BE-së.
Në takimin me z. Thierry Repentin ministri Bushati e prezantoi me hapat konkretë të qeverisë në përmbushjen e reformave ku nevojitet progres i mëtejshëm në mënyrë të veçantë në fushën e sundimit të së drejtës.
Ai vleresoi Progres Raportin e Bashkimit Evropian dhe rekomandimin për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë si një inkurajim të mëtejshëm në rrugën e përmirësimit të qeverisjes dhe të iniciativave që mundësojnë një jetë më të mire për qytetarët shqiptarë.
Nga ana e tij ministri francez, shprehu mbështetjen e Francës në këtë drejtim dhe vuri theksin në rëndësinë e vazhdimësisë së reformave, veçanërisht për sa i përket shtetit ligjor, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Z. Repentin, shprehu vlerësimin për vullnetin e qeverisë shqiptare në ndërmarrjen e angazhimeve që do të mundësojnë rritjen e ritmit të proçesit të integrimit evropian të vendit.”- thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme.
"Ne e falenderojmë Francën për mbështetjen qe na ka dhënë vazhdimisht gjatë procesit të integrimit dhe njëkohësisht i kërkojmë asaj që të vazhdoje të na mbështesë edhe në dhjetor në vendimin e vendimin final", është shprehur Ministrja Gjosha gjatë takimit me nënkryetarin e Komisionit të Jashtëm të Mbrojtjes së Senatit z. Daniel Reiner dhe Kryetarin e Grupit të Miqësisë Francë- Shqipëri, z. Michel Berson, informon zyra e shtypit e ministrisë së Integrimit.
Ajo i njohu senatoret me masat konkrete qe qeveria shqiptare ka ndërmarrë ne luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar si edhe vendosmërinë e qeverise për t’i zbatuar ato me përpikëri në përmbushje të 5 prioriteteve të lëna nga Komisioni Evropian.
Nga ana e tyre, senatoret u shprehen se mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE jo vetëm se Shqipëria ka bërë progres, por edhe për rëndësinë që Franca i kushton stabilitetit të rajonit të Ballkanit.
Po në Francë Bushati dhe Gjosha zhvilloi takim dhe me këshilltarët diplomatikë të Presidentit Francez, z. Paul Jean Ortiz dhe z. Fabien Penone.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com