MILANO - Ashtu siç u bë e ditur ditën e djeshme, u mbaj sot në Milano të Italisë ceremonia e Inaugurimit të Konsullatës së re të Republikës së Shqipërisë, brenda së cilës do të kryhet gjithashtu dhe përfaqësimi konsullor i Republikës së Kosovës. Në këtë ceremoni morën pjesë dy ministrat e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, anëtarë të trupit diplomatik dhe figura të tjera të larta të vendit pritës, Italisë.
Në fjalën e tyre, Ministrat Bushati dhe Hoxhaj vlerësuan se “kjo Konsullatë përbën një hap të rëndësishëm në kuadër të partneritetit strategjik mes dy vendeve dhe është një tregues i qartë i punës dhe vullnetit të dy vendeve për të qenë sa më pranë bashkëkombësve, duke iu ofruar atyre shërbime sa më cilësore dhe transparente”.
Siç theksuan Bushati e Hoxhaj, “ky përfaqësim bazohet në Marrëveshjen mes dy qeverive për përfaqësimin konsullor dhe Protokollin e Veprimit për zbatimin e kësaj marrëveshjeje për përfaqësimin konsullor të Republikës së Kosovës pranë Konsullatës së Përgjithshme në Milano dhe përfaqësimin konsullor të Republikës së Shqipërisë pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kanberra, Austral.”
Po ashtu dy ministrat e jashtëm theksuan se “fillimi i përfaqësimit konsullor të Republikës së Kosovës në Milano është një shprehje e qartë e nivelit më të lartë të bashkëpunimit mes dy shteteve, besueshmërisë së ndërsjellët si dhe paraqet një shembull me domethënie të veçantë të vullnetit për bashkëpunim.”
Gjithashtu ministrat nënvizuan se “Konsullata është njëkohësisht, shprehje e marrëdhënieve shumë të mira e Kosovës dhe Shqipërisë me Italinë”, duke e cilësuar këtë të fundit si mikpritëse e komuniteteve të mëdha të emigranteve nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës.
Në fund të Bushati e Hoxhaj, u shprehën se “ky përfaqësim përbën një formë moderne të asistencës së ndërsjellët dhe është shprehje e vullnetit për të lehtësuar e përmirësuar shërbimet për qytetarët tanë jashtë vendit.”
(Në foto: Ceremonia e inagurmit të konsullatës së re të Republikës së Shqipërisë) Foto të tjeraRedaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59%
-
Pas 2030
30.5%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 1688
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'U përcollëm vëllezërve në Shqipëri përshëndetjet e kombit tonë', Erdogan flet pas vizitës në Tiranë: Miqësi e palëkundur
12 Tetor, 22:43
-
'Serbia ka provokuar sërish', Albin Kurti nxjerr pamjet: Ka lëvizur trupat 50 metra afër vijës kufitare
12 Tetor, 22:26
-
Ministria e Jashtme e Kosovës e konfirmon, një shtetas i Kosovës u ndalua nga autoritetet serbe në kufi me Hungarinë! Daçiç: U arrestua një kriminel lufte
12 Tetor, 22:19
-
Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion
12 Tetor, 22:09
-
Durrës/ Përplasen dy automjete në rrugën dytësore për Xhafzotaj, lëndohen dy shoferët (VIDEO)
12 Tetor, 22:03
-
Klinika 24/ Profesoresha e gjenetikës: Sëmundjet e së ardhmes do të shërohen me micro RNA-në
12 Tetor, 21:57
-
Admirali Munsch: Gjendja e sigurisë në Kosovë e brishtë, shqetësim retorika nxitëse politike
12 Tetor, 21:45
-
PROFIL/ Njihuni me Gentjan Shaqirin, pedagogu dhe garuesi i vetëm shqiptar që fiton një kampionat të menaxhuar nga FIA
12 Tetor, 21:29
-
Detaje nga plagosja në Ballsh/ I moshuari jetonte me nusen e djalit, i riu iu fut natën në shtëpi! 76 vjeçari e plagosi me thikë atë dhe vëllain që i erdhi në ndihmë
12 Tetor, 21:28
-
VIDEO/ Serbi-Zvicër, Xhaka në fushë si kapiten, tifozët vendas thirrje raciste ndaj Kosovës
12 Tetor, 21:19
-
Mjeku: Nënpresidentja Harris në gjendje të shkëlqyer shëndetësore
12 Tetor, 21:16
-
Ben Andoni: Sfida e 'Të Djathtëve-1912', Konservatorizmi dhe jo Berisha?!
12 Tetor, 20:59