Bushati-Fleckenstein: Angazhim 
për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Bushati-Fleckenstein: Angazhim <br />për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi sot një takim me Raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein.

Ministri Bushati shprehu mirënjohjen për angazhimin personal të Raportuesit Fleckenstein në mbështetje të proceseve integruese të Shqipërisë.

Në takim u theksua rëndësia që ka politika e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, duke shërbyer si një pikë orientimi për reformat e brendshme dhe politikën e jashtme të vendeve të rajonit.

Raporteri Fleckenstein shprehu angazhimin e tij maksimal për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe mbështetjen në rrugën e reformave transformuese të vendit. 


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Plani ynë i paqes do të jetë gati në nëntor

Zelensky: Plani ynë i paqes do të jetë gati në nëntor