Bushati fushatë në krah të Ramës: Jo gjithçka ka qenë mjaltë në PS, por bëhuni pjesë e familjes sonë për të sjellë ide të reja

 

Ish-ministri Ditmir Bushati ka qenë sot i pranishëm në Durrës bashkë me kryeministrin Edi Rama për të prezantuar me të rinjtë kandidaten për kryebashkiake Emirjana Sakon. Bushati tha se jo çdo marrëdhënie në PS ka qenë mjaltë, por është e rëndësishme që të rinjtë t’i bashkohen forcës më të madhe politike në vend për të sjell ide të reja dhe për që socialistët i përshtaten sfidave të kohës.

“Dua të ndaj tre çështje që i gjykoj të rëndësishme meqë është një bashkëbisedim me gjeneratën e re. E para për politikën dhe raportin që secili prej jush ka, e dyta në raport me PS dhe e treta për Durrësin. Politika shumë është folur, sidomos periudhën e fundit për shkak të botës digjitale, duket sikur politika barazohet vetëm më fjalë të këqija dhe me një profesion që nuk ka reputacionin që na fakt duhet ta ketë. këshilla ime për ju që kërkon të merret me politikë është që të mos e humbi besimin qoftë të demokracia apo te politika si një instrument për të ndryshuar, apo si një mundësi që secili prej jush të angazhohet në jetën publike dhe ta pasurojë atë përmes aktivizimit. Nuk do të thotë që gjithmonë duhet të jesh në vijën e parë të saj sepse ka 1 mijë mënyra për të kontribuar për politikën, për qytetin.

Kam besuar tek vlerat e qendrës së majtë por është shumë e rëndësishme që dikush të bëhet shtysë, jo në çdo rast marrëdhëniet kanë qenë mjaltë, ambientoi politik në PS ka qenë ai që unë mund të kem dashur ose besuar, por është familja më demokratike që ekziston sot për sot në Shqipëri. Një parti politike që është në mandatin e tretë, nuk ka një parti simotër, as në botën ish-komuniste por as në Perëndim nga forcat politike të majta, që të ketë arritur të marrë besimin e njerëzve për tre mandate rresht. Kjo është shumë e rëndësishme për secilin prej jush për tu bërë pjesë e kësaj familje në mënyrë që familja jonë politike të ketë ide të reja, të ketë vitalitetin e nevojshme, transfuzionin e gjakut që është i nevojshëm për trupin por edhe PS. Dhe për të gjithë ne për të kuptuar që nuk mund të jesh socialist në 2022 me idetë e socialistëve pas luftës së dytë botërore apo me idenë e PS pas viteve 90 sepse sfidat janë të ndryshme dhe e rëndësishme është që ne të jemi një forcë dinamike që i përshtatemi kohës”, tha Bushati.


Lajmi kryesor:

Rama prezanton Sakon në Durrës, 'thumbon' Bashën dhe Berishën: Njëri thotë do i vëmë bravën Portit, tjetri varenë! Ne duam të vazhdojmë punën që qyteti të marrë një hov të ri


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)