Rama prezanton Sakon në Durrës, 'thumbon' Bashën dhe Berishën: Njëri thotë do i vëmë bravën Portit, tjetri varenë! Ne duam të vazhdojmë punën që qyteti të marrë një hov të ri

DURRËS- Në krah të ish-ministrit Ditmir Bushati, kryeministri Edi Rama prezantoi para të rinjve kandidaten për kryetare në Bashkinë e Durrësit, Emirjana Sakon. Rama tha se Sako, aktualisht kryetare e komanduar, ka treguar se iu qëndron pranë njerëzve në momente të vështira, ndërsa e theksoi të nevojshme votimin e saj për të vazhduar punët në qytetin e Durrësit, si portin e ri turistik por edhe tregun tregtar.

Përballë Emirjana Sakos, në Durrës Lulzim Basha ka vendosur Luan Hotin, ndërsa Sali Berisha Ardian Mukën. Por, sipas Ramës këta kandidatë ‘njëri ka dalë nga vrima e Ramës, tjetri nga bishti i varesë’.

“Duhet të zgjedhin mes Anit, një profesioniste, një njeriu të provuar, si një njeri që mund të ketë akoma për të mësuar por ka njerzëllëkun dhe modesitinë të rri afër njerëzve. Me dy tjerë që nuk i njoh që kush janë, por janë që janë dy burra. Njëri ka dal nga bishti varesë, tjetri nga vrima e bravës. Është shumë gjatë rruga për t’i rënë andej. Zgjedhja është shumë e qartë por pse është e rëndësishme, sepse me Anin do vazhdojmë punët që sapo kemi nisur. Unë kam dëshirë të bëj sëbashku me Anin dhe të tjetër çdo gjë që është e mundur që Durrësi të marrë një hov të ri. Po finalizojmë një marrëveshje që është historike për Shqipërinë, Durrësin, ndërtimi i porit të ri turistik, mos më i madhi në Mesdhe. Në një pikë që është port prej shumë shekujsh, në një vend ku pak metra më tutje është amfiteatri më i madh që romakët kanë ndërtuar jashtë Romës. Po punojmë për tregun e ri tregtar të Durrësit”, u shpreh Rama.

Rama ‘thumboi’ sërish Sali Berishën dhe Lulzim Bashën duke thënë se ata të dy e kanë problemin me portin e Durrësit. Sipas tij, njëri do t’i vërë bravën, ndërsa tjetri varenë. Por, Rama thotë se Partia Socialiste do që të vazhdojë punën dhe me portin e ri t’i sjelli qytetit të Durrësit një hov të ri.

“Nëse njeriu thotë ç’më duhet mua kush po zgjidhet, këtu vë në pikëpyetje këtë gjë. Edhe varreja edhe brave e kanë më portin, njëri thotë do i vëm bravën, tjerri varenë, ndërkohë që ne duam të ndërtojmë portin e ri. Kush e ndan këtë? Puna, po që të vazhdojë puna e ndan vota. Nuk do shkosh të votosh më të mirën, se nuk diskutohet më e mirë, por është votë për qytetin”, tha Rama.

Ndërkohë, ish-ministri Ditmir Bushati u bëri thirrje të rinjve të angazhohen në politikë dhe të bëhen pjesë e forcës politike më të madhe në vend, Partisë Socialiste për të sjellë ide të reja dhe për të treguar që socialistët i përshtaten sfidave të kohës.

“Kjo është shumë e rëndësishme për secilin prej jush për tu bërë pjesë e kësaj familje në mënyrë që familja jonë politike të ketë ide të reja, të ketë vitalitetin e nevojshme, transfuzionin e gjakut që është i nevojshëm për trupin por edhe PS. Dhe për të gjithë ne për të kuptuar që nuk mund të jesh socialist në 2022 me idetë e socialistëve pas luftës së dytë botërore apo me idenë e PS pas viteve 90 sepse sfidat janë të ndryshme dhe e rëndësishme është që ne të jemi një forcë dinamike që i përshtatemi kohës”, tha Bushati.

Sako kërkoi mbështetjen e të rinjve për t’i dhënë mundësinë Partisë Socialiste që të transformojë qytetin e Durrësit.

“Dua ta falënderoj kryeministrin për mbështetjen e madhe që bën për të rinjtë. Në PS çdo i ri mund të jetë pjesë e saj. Durrësi ka hapur nja kapitull të ri me projektet e tjera madhore që do ta tjetërsojnë si qytet. Me projektin e madh të portit, atë tregtar si edhe shumë e shumë investime të tjera në infrastrukturë, do kemi mundësi të hapim një front të ri për qytetin që do të ketë nevojë për të rinj të specializuar, intelektual të rinj. Kam besim se do kemi mbështetjen tuaj, do jeni pjesë e transformimit të qytetit të Durrësit”, tha Sako.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:13
Bushati fushatë në krah të Ramës: Jo gjithçka ka qenë mjaltë në PS, por bëhuni pjesë e familjes sonë për të sjellë ide të reja

 

Ish-ministri Ditmir Bushati ka qenë sot i pranishëm në Durrës bashkë me kryeministrin Edi Rama për të prezantuar me të rinjtë kandidaten për kryebashkiake Emirjana Sakon. Bushati tha se jo çdo marrëdhënie në PS ka qenë mjaltë, por është e rëndësishme që të rinjtë t’i bashkohen forcës më të madhe politike në vend për të sjell ide të reja dhe për që socialistët i përshtaten sfidave të kohës.

“Dua të ndaj tre çështje që i gjykoj të rëndësishme meqë është një bashkëbisedim me gjeneratën e re. E para për politikën dhe raportin që secili prej jush ka, e dyta në raport me PS dhe e treta për Durrësin. Politika shumë është folur, sidomos periudhën e fundit për shkak të botës digjitale, duket sikur politika barazohet vetëm më fjalë të këqija dhe me një profesion që nuk ka reputacionin që na fakt duhet ta ketë. këshilla ime për ju që kërkon të merret me politikë është që të mos e humbi besimin qoftë të demokracia apo te politika si një instrument për të ndryshuar, apo si një mundësi që secili prej jush të angazhohet në jetën publike dhe ta pasurojë atë përmes aktivizimit. Nuk do të thotë që gjithmonë duhet të jesh në vijën e parë të saj sepse ka 1 mijë mënyra për të kontribuar për politikën, për qytetin.

Kam besuar tek vlerat e qendrës së majtë por është shumë e rëndësishme që dikush të bëhet shtysë, jo në çdo rast marrëdhëniet kanë qenë mjaltë, ambientoi politik në PS ka qenë ai që unë mund të kem dashur ose besuar, por është familja më demokratike që ekziston sot për sot në Shqipëri. Një parti politike që është në mandatin e tretë, nuk ka një parti simotër, as në botën ish-komuniste por as në Perëndim nga forcat politike të majta, që të ketë arritur të marrë besimin e njerëzve për tre mandate rresht. Kjo është shumë e rëndësishme për secilin prej jush për tu bërë pjesë e kësaj familje në mënyrë që familja jonë politike të ketë ide të reja, të ketë vitalitetin e nevojshme, transfuzionin e gjakut që është i nevojshëm për trupin por edhe PS. Dhe për të gjithë ne për të kuptuar që nuk mund të jesh socialist në 2022 me idetë e socialistëve pas luftës së dytë botërore apo me idenë e PS pas viteve 90 sepse sfidat janë të ndryshme dhe e rëndësishme është që ne të jemi një forcë dinamike që i përshtatemi kohës”, tha Bushati.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 09/05/2022 19:26

    NË DURRËS E KE INSTALUAR SERBIN O TRADHTAR I PËSHTIRË…!!!

    Përgjigju
  • Sako arrogantja: 23/02/2022 07:37

    Sako arrogante, e degjuat ne komision hetimor me te folur sikur ishte kreu i vendit dhe u largua pa u mbyllur ceshtja e saj. Pse vazhdon mo Rama me keto lloj palaco, do i pergjigjesh Durresit per te marre vote. Apo te fuqizoj biznesin e burrit Mektrin Motors (shesin makina mashtruesve te korruptuar), apo te japi lek per zgjedhje. Uroj tia tregoj popullin 6 marsin asaj, femer burre ishe ne te folur.

    Përgjigju
  • Grmz: 23/02/2022 05:18

    Ho mre Ditmir, po shfaq ate pjesen tate zvarranike mre jahu? Qer do me Ramen mre trangull? A nuk ta skuqi nje here? Tani te promovoi ne ….. S’kape Ditmiri! Ditmiro, PS-ja s’ka me burra. Ne mandatin e trete, burri i PS-se vesh minifund me strece katnari per maternitet, njelloj si gramos rucua teksa kalonte kufirin per ne gerrqi nga fryka. Hajt lal tani, servilosu icik edvinit. Mbase te hedh nje kocke pa te skuqur perseri. Do skuqesh mer jahu ne momentin qe do vesh trurin ne pune. Nje keshille…mos bej as si tip hedhes para Rames dhe as si bythzgjute. Sa me palle te tregohesh dhe te behesh, aq me shume te shperblen dhe lromovon rama. Suksese lali.

    Përgjigju
  • Riku: 22/02/2022 21:15

    Nje pjese e mire e non grates se Dakos I takon ketij qe ka moral e derdellit ne fushate te njëjtat mufka me te cilat shpelante trute e robve dikur per dakon... mgjthate ska ndodhur asgje bla bla bla me luge floriri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi