Bushati-Gjosha, lobim në
Gjermani dhe Greqi për integrimin

Bushati-Gjosha, lobim në<br />Gjermani dhe Greqi për integrimin
TIRANE- Dy ministrat e qeverisë, Bushati e Gjosha, kanë realizuar një tur të sukseshëm takimesh në Gjermani dhe Greqi, në përpjekje për të bindur përfundimisht jo vetëm këto dy vende, por dhe vendet skeptike që të votojnë në qershor dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Shefi i diplomacisë shqiptare ka marrë jo vetëm mbështetjen e Gjermanisë, por indirekt dhe të vendeve të  tjera anëtare të BE-së që kanë shfaqur kundërshti në dhjetor, vende që shohin te Gjermania liderin e Evropës.

Gjatë vizitës në Gjermani, Ditmir Bushati bisedoi me homologun gjerman Frank-Ëalter Steinmeier. Në vijim të vizitës së kryeministrit Edi Rama javën e kaluar ku u takua me kancelaren Merkel, të dy ministrat biseduan mbi mënyrat e përforcimit dhe thellimit të bashkëpunimit politik e ekonomik midis Shqipërisë e Gjermanisë, si në rrafshin dypalësh dhe atë rajonal. Ata ndanë shqetësimin mbi zhvillimet më të fundit në Ukrainë, pasojat e mundshme në arkitekturën e sigurisë së kontinentit evropian dhe bashkëpunimin në kuadër të NATO-s.

Bushati e informoi homologun gjerman mbi avancimin e agjendës evropiane të Shqipërisë, rëndësinë e marrjes së statusit të vendit kandidat, si dhe politikën dinamike dhe konstruktive të Shqipërisë në rajon. Ndërsa ministri gjerman Steinmeier vlerësoi progresin e deritanishëm të Shqipërisë në procesin e integrimit, duke konfirmuar mbështetjen e Gjermanisë në rrugën drejt BE. “Bashkëpunimi i Gjermanisë me Ballkanin Perëndimor përmban vlera reformuese dhe transformuese, që do ndihmojnë ankorimin e shpejtë të rajonit në rrjedhat euro-atlantike”, tha Bushati.

Ata ndanë pikëpamje lidhur me projektet e përbashkëta, që konsiderohen nga Shqipëria me rëndësi për rajonin e Ballkanit dhe që i shërbejnë më së miri shteteve të veçanta ashtu si dhe BE-së. Në kuadër të kësaj vizite pune në Berlin, Bushati zhvilloi takime dhe me përfaqësues të partive kryesore në komisionin e politikes së jashtme të parlamentit gjerman, me kryetarin e komisionit të çështjeve evropiane të Bundestagut si dhe me këshilltarët për çështjet e sigurisë dhe ato evropiane në zyrën e Kancelares gjermane Merkel.

Ai ka shprehur para zyrtarëve gjermanë ato që ai i cilësoi si baza të shëndosha të arritjeve të Shqipërisë përballë vendimit  të qershorit për statusin. Sipas tij, progresi i arritur në luftën kundër koprrupsionit, krimit të organizuar si dhe hapat e ndërmarra në fushën e drejtësisë kanë krijuar terrenin e duhur për të marrë përgjigje pozitive në qershor për statusin në BE.
 
Gjosha në Athinë
Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha dje është takuar me kreun e Komitetit Parlamentar për Çështjet Evropiane Ionnis Tragakis. Gjatë takimit Tragakis mbështet Shqipërinë në procesin e integrimit të BE. Gjosha theksoi se për vendin tonë është me rëndësi roli i presidencës greke të BE-së. Ajo tha se qeveria mbetet e vendosur për avancimin në axhendën evropiane. Ministrja Gjosha, ka në axhendë dhe takimin me zv.ministrin e Jashtëm grek, Dimitris Kourkoulas.

Greqia është vendi që mban presidencën e BE-së në gjysmën e parë të 2014, para dorëzimit të presidencës së BE-së tek Italia më 1 korrik 2014, dhe ka garantuar mbështetje për Shqipërinë. Kjo është hera e pestë që Greqia mban presidencën e BE-së që prej pranimit të saj në Komunitetin Europian në vitin 1981.

Shkrimi u publikua sot (9.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos

Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos