Bushati: Greqia nuk e bllokon
integrimin e Shqipërisë në BE

Bushati: Greqia nuk e bllokon<br />integrimin e Shqipërisë në BE
BRUKSEL-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati u shpreh sot nga Brukseli se Greqia nuk do ta pengojë dot procesin e hapjes së negociatave me BE-së.

Bushati njoftoi se ishte takuar me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, me të cilin kishin diskutuar ridimensionimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. 

“Nuk besoj që është në interesin e Greqisë apo të Shqipërisë që të ketë një ngërç në procesin e integrimit evropian. Gjithmonë kam besuar se duke i shtruar problemet për zgjidhje dhe duke i thënë gjërat troç ashtu siç janë, do ta përmirësojmë marrëdhënien shqiptaro-greke. Unë besoj se Greqia do ta mbështesë Shqipërinë, sepse është edhe në interesin strategjik edhe të Greqisë për ta mbështetur integrimin evropian të Shqipërisë”, shtoi shefi i diplomacisë shqiptare.

Bushati tha se me Kotzias kanë diskutuar për rienergjizimin e dialogut mes dy vendeve, nisur nga zhvillimet e periudhës së fundit. Ministri shqiptar sqaroi se është në interes të dy vendeve dhe rruga e vetme për to, zgjidhja e problemeve të së shkuarës si dhe të atyre aktuale.

“Patëm mundësi të takohemi me përfaqsues të vendve anëtare të BE-së, të rajonit me të cilat na lidhin disa çështje në disa procese, siç janë Bullgaria, Greqia, Rumani, Kroacia apo me vende të tjera si Mbretëria e Bashkuar me të cilët jemi në një front për çështjet kundër tertrorizmit. Kemi pasur mundësi të diskutojmë edhe për çështje të karakterit dypalësh. Me zotin Kotzias kam diskutuar edhe më gjatë për zhvillimet e periudhës së fundit dhe kemi rakorduar për nevojën për ta rienergjizuar procesin e dialogut pëmes një mekanizmi dialogu që kemi ngritur për të ecur përpara me çështjet dhe për t’iu dhënë atyre zgjidhje. Kemi shtruar për zgjidhje çështje të së shkuarës por edhe të tjera që kanë interes të prekshëm për qytetarët në dy vendet tona. Pra nuk do të përqëndrojmë të gjitha energjitë vetëm për çështje që kemi mbartur nga e kaluara”.

(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh