Ministri Bushati homazhe në Ambasadën e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë
TIRANË, 24 Janar /ATSH-Gjergji Mima/ - Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, kreu sot homazhe pranë Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, me rastin e ndarjes nga jeta të Madhërisë së Tij, Mbretit të Arabisë Saudite Abdullah bin Abdul Aziz Al Saud.
Ministri Bushati shprehu ngushëllimet më të thella për popullin dhe Familjen Mbretërore Saudite për ndarjen nga jeta të Mbretit Abdullah si dhe mbështetjen e popullit shqiptar në këtë moment të vështirë të popullit dhe Familjes Mbretërore Saudite.
Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah bin Abdulaziz vdiq dje në moshën 91-vjeçare./m.m/











