Bushati i kërkon qeverisë boshnjake
njohjen e pavarësisë së Kosovës

Bushati i kërkon qeverisë boshnjake<br />njohjen e pavarësisë së Kosovës
Me ftesë të homologut boshnjak, Igor Crnadak, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë zyrtare në Sarajevë, ku zhvilloi takime me krerët më të lartë të shtetit.

Gjatë takimit mes dy ministrave të jashtëm palët  vlerësuan dialogun e vazhdueshëm politik, si dhe bashkëpunimin në rritje në një sërë fushash, si premisa më e mirë për thellimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. Theks të veçantë në këtë kuadër, iu vu eksplorimit të mundësive për lidhje të reja ekonomike dhe tregtare, ku u evidentua nevoja për zgjerimin e kuadrit ligjor me disa marrëveshje të reja dypalëshe, si dhe finalizimin e atyre ende në proces.

Ministrat Bushati dhe Crnadak ndanë besimin se komuniteti shqiptar në Bosnje do të shërbejnë me kontributin e tyre, si një urë e sigurt për fuqizimin e miqësisë midis dy vendeve tona, duke u shprehur të angazhuar në mbështetje të integrimit të tyre të mëtejshëm dhe ruajtjes së identitetit.

Ministri Bushati shprehu qëndrimin e vendit tonë në mbështetje të plotë të integrimit evropian të Bosnjë-Hercegovinës dhe përshëndeti pranimin e kërkesës së saj për anëtarësim në BE, nga ana e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, në muajin shtator, si një zhvillim të rëndësishëm dhe inkurajues për ndërmarrjen e hapave të mëtejshme në proceset integruese.

Në inkurajim të politikës së dyerve të hapura të NATO-s, Ministri Bushati i përcolli holomogut boshnjak përkrahjen e Shqipërisë, në këtë kuadër, si një pjesë e rëndësishme e mozaikut të arkitekturës së sigurisë në rajon e më gjerë.

Lidhur me zhvillimet e fundit në rajon, bashkëbiseduesit ndanë qasjen se dy vendet tona kanë një kontribut të vyer në forcimin e stabilitetit, sigurisë, konsolidimin e progresit demokratik në Ballkanit, duke u shprehur të bindur se kjo frymë besimi e bashkëpunimi të ngushtë do të vijojë edhe në të ardhmen.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi të ngushtë, si domosdoshmëri për krijimin e sinergjive të nevojshme për arritjen e objektivave dhe aspiratave tona të përbashkëta, Ministri Bushati u ndal në nevojën e rikonsiderimit të pozicionit të Bosnjes me synim njohjen e Kosovës dhe mbështetjen për përfshirjen e saj në organizatat rajonale, veçanërisht në Kartën e Adriatikut,  si një vlerë të shtuar në funksion të stabilizimit, paqes dhe sigurisë në rajon. Gjithashtu Ministri Bushati kërkoi nga homologu boshnjak njohjen e dokumenteve të udhëtimit për qytetarët e Kosovës si dhe lehtësimin e regjimit të lëvizjes pasi do të kishte një impakt pozitiv në rritjen e shkëmbimeve mes qytetarëve dhe komunitetit të biznesit.

Ministri Bushati pati takime të veçanta me treshen e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Kryetarin e Këshillit të Ministrave, Denis Zvizdic, si dhe Kryesinë e dhomave përfaqësuese të Parlamentit boshnjak. Në këto takime palët ndanë vullnetin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Gjatë takimeve me autoritetet e Bosnje-Hercegovinës i shërbyen shkëmbimit te ideve, lidhur me fushat e bashkëpunimit konkret mes dy vendeve.
 
Në kuadër të kësaj vizite u nënshkrua Marrëveshja e Transportit tregtar detar mes Republikës së Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet

Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet