Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati shprehet se Shqipëria është me fat që Italia ”është mbështetëse e proceseve integruese të rajonit dhe që sheh tek zgjerimi një mundësi për të ri-energjezuar BE-në”. 

Kryediplomati shqiptar është takuar me Sandro Gozi-n, nën sekretarin e qeverisë italiane për çështjet evropiane. Në një postim në Facebook, ai shkruan se me Gozi-n ka zhvilluar një “diskutim mbi Evropën”. 

“Ndamë pikëpamje mbi proceset integruese në rajonin tonë, Evropën Adriatike dhe sfidat e përbashkëta të sigurisë. BE mbetet poli i atraksionit për ne, për mënyrën sesi duam të transformojmë shoqëritë tona dhe për konsolidimin e demokracisë. Fat për ne që Italia, partnerja jonë strategjike është mbështetëse e proceseve integruese të rajonit dhe që sheh tek zgjerimi një mundësi për të ri-energjezuar BE-në”, shkruan Bushati në Facebook.