Një godinë me vlerë historike në rajonin Kharkiv në Ukrainë është shkatërruar si pasojë e sulmeve ruse. Përveç kësaj, nga sulmet ajrore me dronë, ka pasur dhe viktima si dhe dëme të tjera në infrastrukturë.
Një prej goditjeve më të rënda u regjistrua në zonën Velikiy Burluk, ku u shkatërrua rezidenca historike Donets-Zakharzhevsky, një monument arkitektonik i shekullit XIX, i ndërtuar rreth vitit 1835. Ndërtesa kishte mbijetuar dy luftërave botërore dhe ishte simbol i rezistencës së kohës nga ushtria ukrainase.
Ekipet e zjarrfikësve punuan për orë të tëra për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa autoritetet u përpoqën të shpëtonin pjesë të objektit. Megjithatë, shkalla e dëmit mbetet ende në vlerësim.
Ndërkohë, në rajonin e Kherson, sulmet goditën zona të banuara, duke dëmtuar dyqane, farmaci dhe ndërtesa banimi. Katër persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën. Në distriktin Stepanivka, sulmet dëmtuan një shkollë dhe një spital, ndërsa mes të plagosurve ishte edhe një 14-vjeçar.
Edhe në rajonin e Dnipropetrovsk u raportuan viktima, pasi një sulm ndaj një autobusi në qytetin Nikopol la katër të vdekur. Një tjetër sulm në të njëjtën zonë plagosi pesë persona të tjerë.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë natës Rusia lëshoi 110 dronë, ku rreth 70 prej tyre ishin të tipit Shahed. Mbrojtja ajrore ukrainase arriti të rrëzojë një pjesë të konsiderueshme të tyre, por 26 dronë goditën 17 objektiva të ndryshëm, ndërsa mbeturinat ranë në 13 zona të tjera. Autoritetet vijojnë të vlerësojnë pasojat e sulmeve, ndërsa situata në terren mbetet e tensionuar.
HISTORY ERASED: A Russian strike has destroyed a historic estate in Ukraine's Kharkiv region that survived two world wars, officials said.
— Fox News (@FoxNews) April 8, 2026
The governor of the region says crews battled flames for hours under the threat of repeated shelling "to preserve at least part of this… pic.twitter.com/EpL07q9Ev7
Komente









