Bushati kërkon në Argjentinë
mbështetje për Kosovën

Bushati kërkon në Argjentinë<br />mbështetje për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati i ka kërkuar homologut të Argjentinës Hector Marcos Timerman që të mbështesë pjesëmarrjen e shtetit më të ri, atë të Kosovës në Organizatat ndërkombëtare.
 
Bushati i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Republikën e Argjentinës ka diskutuar me homologun argjentinas disa çështje kryesore mes të cilave ajo e mbështetjes së Kosovës për pjesëmarrjen në organizatat ndërkombëtare si dhe në forcimin e bashkëpunimit në sektorin ekonomik.

bushati
 
Kreu i diplomacisë shqiptare i ka kërkuar Timerman që të zgjerojnë bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e tregtisë energjisë së rinovueshme, bujqësisë si dhe në atë të turizmit.
 
Ministri Bushati po ashtu është takuar edhe me zëvendëspresidentin e Argjentinës dhe presidentin e senatit, të cilët e kanë konsideruar këtë vizitë si një hap mjaft të rëndësishëm për zgjerimin e bashkëpunimit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal