TIRANE - Në fundin e mandatit të saj, kryetarja e KKRT-së Endira Bushati ka zbuluar disa pika të dobëta të institucionit që ajo drejton, që kanë sjellë edhe probleme në funksionimin e tij. Gjatë raportimit në Komisionin e Medias, Bushati tha se ligji i vjetër, vakumet e tij dhe bojkoti i dy anëtarëve të opozitës në Komisionin e KKRT-së ka bërë që të mos kryhen në mënyrën e duhur detyrat e këtij institucioni.
Por argumentet e kryetares së KKRT-së kanë sjellë reagimin e kryetares së Komisionit të Medias dhe anëtarëve të opozitës. Sipas tyre dështimi i këtij institucioni nuk mund t’i faturohet vetëm këtyre dy argumenteve, ndërsa e kanë akuzuar kryetaren e këtij Këshilli se ka punuar me dy standarde.
Raporti i Këshillit Kombëtar të radiotelevizineve nxjerr se gjatë vitit 2012 janë marrë 175 vendime, 116 sanksione me gjoba, shumica e tyre për mosrespektim e të drejtave të transmetimit, probleme me reklamat e tërthorta si dhe pirateria. Nga 21 milionë lekë nga gjobat janë vjelur rreth 2 milionë dhe këto në mënyrë vullnetare.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com