Ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka pranuar se për 5 vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjerim të Bashkimit Europian.
Shefi i diplomacisë shqiptare ka raportuar në Komisionin e Jashtëm, ndërsa ka theksuar se pavarësisht këtij fakti është e rëndësishme që të mbahet gjallë procesi i integrimit.
Samitin e NATO-s në Wales dhe konferencën e Berlinit Bushati e ka cilësuar si dy ngjarje të rëndësishme.
”Samiti i Berlinit u zhvillua në një moment të rëndësishëm. Është një sinjal inkurajes për investimet gjermane në Shqipëri. Në konferncën e Berlinit u fol për projekte konkrete”, dekalroi Bushati në Komisionin e Jashtëm.
Ai theksoi se ideja për Korridorin e Kaltër apo Jonian po fiton terren.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO