Bushati: Kosova të përfaqësohet
në OSBE, jo më diskutime pa të
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në Këshillin e 23-të të Ministerialit të OSBE-së i cili zhvilloi punimet në Hamburg në kuadër të kryesisë gjermane.
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në Këshillin e 23-të të Ministerialit të
OSBE-së i cili zhvilloi punimet në Hamburg në kuadër të kryesisë gjermane.
Në fokus të këtij Ministeriali ishin një sërë çështjesh të rëndësishme të agjendës së OSBE-së, që lidhen me sigurinë në Europë dhe forcimin e dialogut e bashkëpunimit, rritjen e angazhimit në rindërtimin e besimit, rritjen e sigurisë në rajonin e OSBE-së, duke nxitur reagime të përbashkëta kundër kërcënimeve ndaj paqes dhe sigurisë.
Në fjalën e tij, ministri Bushati e vuri theksin në sfidat e rëndësishme me të cilat përballet organizata, si kriza e tejzgjatur në Ukrainë, parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve të ngrira nëpërmjet dialogut, lufta kundër terrorizimit e radikalizmit etj. Përveç adresimit të këtyre problematikave rajonale e globale, Ministri Bushati vuri në dukje kontributin që Shqipëria po jep në përballimin e fenomeneve të tilla, për të pasur një Evropë më të sigurtë, më të paqtë dhe më të integruar.
"Ndërkohë që kontinenti ynë përballet me sfida të shumta dhe të ndërthurura të sigurisë, OSBE-ja mbetet një forum unik për dialog gjithëpërfshirës dhe një fushë betejë e vërtetë e vlerave. Është thelbësore që ne të komunikojme me njëri-tjetrin në mënyrë që të zvogëlojmë pasigurinë, të zvogëlojmë zonat gri të sigurisë dhe të reduktojmë paragjykimet të cilat shpesh shoqërojnë paranojën", theksoi Ministri Bushati.
Duke iu referuar zhvillimeve në rajon, Bushati ka deklaruar se "Ballkani Perëndimor ka përparuar mirë në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe mezi presim ditën kur edhe Kosova do të ulet rreth kësaj tryezë si një shtet pjesëmarrës". "
Deri atëherë, ne inkurajojmë fuqimisht kryesinë e ardhshme austriake që të eksplorojë të gjitha mundësitë që kjo organizatë të mos diskutojë për Kosovën, pa Kosovën", theksoi ai.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65.9%
-
Jo
30.8%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3578
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15