TIRANE- Diplomacia ekonomike do të jetë synimi për secilin prej ambasadorëve shqiptarë në botë. “Diplomacia në Veprim” ka qenë konferenca në të cilën ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka mbledhur pas katër vjetësh diplomatët shqiptarë nëpër botë. Duke vlerësuar punën e bërë nga diplomatët tanë në botë, ministri i ka bërë me dije ambasadorëve se e ardhmja për secilin prej tyre është diplomacia ekonomike. Sipas Bushatit, ambasadorët shqiptar në të gjithë vendet e botës duhet të jenë profesionist të vërtetë, pasi do t’u duhet të kenë një rol vetveprues.