Bushati: Lobi antishqiptar u pagua
nga llogaria që mbrojti Gruevskin

Bushati: Lobi antishqiptar u pagua<br />nga llogaria që mbrojti Gruevskin
Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, ka bërë mbrëmë një deklaratë të fortë në emisionin Top Story.

Kryediplomati shqiptar, pa dhënë shumë detaje, deklaroi se "në ditët e ardhshme do të publikohen fakte, që bëjnë të ditur se paratë për lobistë në SHBA kundër Shqipërisë, janë paguar nga e njëjta llogari bankare që u bë për të mbrojtur Nikolla Gruevskin".

Bushati nuk dha më shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë dhe kush e ka paguar lobin në fjalë kundër Shqipërisë.

Por deputeti shqiptar nga radhët e LSDM-së në Parlamentin e Maqedonisë, Muhamed Zekiri pohon një tjetër fakt. Sipas tij, "të gjitha qëndrimet e Lulzim Bashës në Shqipëri kanë qenë thuajse të sinkronizuara me Nikolla Gruevskin".

Zekiri heq paralele mes situatës në Shqipëri dhe asaj në Maqedoni në funksion të destabilizimit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën