/ATSH-Gjergji Mima/- Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në një takim kortezie Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, me rastin e fillimit të misionit të tij në Shqipëri.
Ministri Bushati i shprehu urimet Ambasadorit Donald Lu dhe shprehu besimin në kontributin e tij në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ministri Bushati, duke vlerësuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si të një rëndësie parësore dhe strategjike, shprehu vullnetin dhe angazhimin për t'i zhvilluar dhe rivitalizuar më tej ato.
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, priti sot në një takim kortezie Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu
Ambasadori Lu, duke vlerësuar Shqipërinë si një aleate të fortë dhe mike të SHBA-së, shprehu angazhimin e tij për ta çuar më përpara aleancën dhe miqësinë mes dy vendeve.
Ai rikonfirmoi vijimin e mbështetjes së SHBA-së për Shqipërinë, në drejtim të mbështetjes së reformave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, forcimit të institucioneve demokratike, zhvillimin e Shqipërisë si një aleate më e fuqishme në NATO.
Ai shprehu vlerësim për angazhimet konkrete dhe kontributet e Shqipërisë në krah të Shteteve të Bashkuara, në një sërë çështjesh dhe sfidash ndërkombëtare, si dhe rolin dinamik dhe konstruktiv të Shqipërisë në rajon.
/Shqiptarja.com