Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i ka bërë thirrje Maqedonisë të respektojë marrëdhëniet ndëretnike, si e vetmja rrugë për integrimin e sigurt në institucionet e bashkësisë evropiane. “Pjesë e diskutimit dhe interesit edhe të trupës së ambasadorëve të Maqedonisë, ishte edhe pikëpamja e Shqipërisë për zhvillimet ne Maqedoni, raportet ndëretnike dhe mbi shkallën e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Si një fqinjë që i duam vetëm të mirën Maqedonisë besojmë se një marrëdhënie edhe më e mirë ndëretnike do të ishte busulla orientuese për stabilitetin demokratike, prosperitetin ekonomik, për marrëdhënie ndër fqinjësore më të mira dhe për zhvillim të reformave në mënyrë të qëndrueshme që besojmë se do të lehtësonin rrugën e Maqedonisë për në BE dhe për në NATO”, ka thënë Bushati. Kryediplomati shqiptar deklaroi se forcimi i raporteve ndëretnike është busulla orientuese për stabilitetin demokratik të Maqedonisë dhe për përshpejtimin e procesit integrues.

Kjo deklaratë u pas takimit trepalësh të zhvilluar në Shkup mes diplomatëve të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë. Gjatë takimit tre homologët, Ditmir Bushati,  Nikolla Popovski nga Maqedonia dhe Daniel Mitov nga Bullgaria, është firmosur një deklaratë të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve mes vendeve që përfaqësojnë. “Një kohë të gjatë nuk kemi pasur takime trelaterale mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë. Është mirë që këto takime trelaterale ti praktikojmë rregullisht. Me këtë rast, dua të theksoj, se prezenca e dy ministrave sot është sinjal i qartë se Shqipëria dhe Bullgaria janë të vendosura të na mbështesin në rrugën tonë drejt BE-së”, ka thënë ministër i Jashtëm i Maqedonisë Nikolla Popovski.
 
 
Ndëretnia 
“Si një fqinjë që i duam vetëm të mirën Maqedonisë besojmë se një marrëdhënie edhe më e mirë ndëretnike do të ishte busulla orientuese për stabilitetin demokratike, prosperitetin ekonomik.”
 
 Integrimi
"Mbështetja jonë për integrimin e Maqedonisë në NATO është e qartë dhe konsiderojmë se të gjitha përpjekjet për frenimin e saj nuk janë në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon", tha Bushati.


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)