Bushati: Marrëdhënie të reja me
Serbinë...dhe me vullnetin e saj

Bushati: Marrëdhënie të reja me<br />Serbinë...dhe me vullnetin e saj
TIRANE - Marrëdhëniet diplomatike nuk mund të drejtohen nga sporti, andaj Shqipëria është e gatshme për të krijuar një frymë të re marrëdhëniesh me Serbinë…por se për këtë duhet në sinkron edhe vullneti i Beogradit zyrtar. Këtë qëndrim shprehu Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati pas akuzave nga zyrtarët e lartë serbë, se valëvitja e flamurit të Shqipërisë me kujfijtë etnikë mbi stadiumin e Beogradit, ishte një provokim i hapur nga qeveria shqiptare.
 
Në një intervistë për France 24, kreu i diplomacisë shqiptare thotë se asnjë zhvillim nuk do të ndalë vizitën e kryeministrit Rama në Serbi më 22 Tetor. Nga ana tjetër ai beson se do të gjejnë edhe mikpritjen e Beogradit zyrtar.


"Ne duam të hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet me Serbinë, por për këtë nevojiten të dyja palët. Ne kemi shprehur qartë gatishmërinë tonë për të vizituar kryeqytetin serb, dhe nuk mendojmë se duhet të presim shtatë dekada të tjera  për materializimin e një aktiviteti dhe vizite kaq të rëndësishme. Të gjitha mundësitë janë të hapura, por nevojitet vullneti i të dy palëve. Ne jemi të gatshëm të vizitojmë Serbinë, dhe besojmë e shpresojmë se Serbia është gati të na mirëpresë", u shpreh Bushati. 

Gjithcka nisi me mbremjen e 14 Tetorit gjate ndeshjes Serbi-Shqiperi e vlefshme per eliminatoret e kampionatit europian France 2014, kur valevitja e flamurit me Shqiperine e Madhe ngjalli dhunen e tifozeve serbe, te ashtuquajtur huligane. Lojtaret e kombetares shqiptare u lenduan nga tifozet te cilet u futen ne mesin e fushes se blerte dhe nuk u ndaluan nga forcat e policise serbe. Madje sipas kuqezinjve, ata u qelluan edhe nga police serbe!. Incidenti ka nxjerrë në pah tensione të vjetra midis dy vendeve, teksa këtë të enjte, Ministri i Brendshëm i Serbisë deklaroi se “Shqipëria nuk ishte mjaftueshëm e pjekur për t’ju bashkuar Bashkimit Evropian”, duke intensifikuar luftën e fjalëve mbi çështjen e dronit te telekomanduar qe valeviti flamurin e Shqiperise etnike ne Serbi.

Intervista e ministrit twe Puneve te Jashtme Ditmir Bushati per France 24

Kemi qenë dëshmitarë të një sërë akuzave në lidhje me ata që duhet të fajësohet për këtë incident. Sipas jush, kush është përgjegjës për këtë?
Faleminderit që më ofruat mundësinë për të reaguar në lidhje me zhvillimet e pakëndshme në Beograd, gjatë ndeshjes midis Shqipërisë dhe Serbisë. Qeveria shqiptare dënon me forcë provokimet, ushtrimin e dhunës në stadium e gjithashtu ngjarjet që shoqëruan këtë ndeshje futbolli, duke shprehur keqardhjen e saj mbi përdorimin e tyre për qëllime politike, fatkeqësisht nga zyrtarë të lartë në Serbi.

Në kemi qenë mjaft të qartë në pozicionin tonë mbi këtë ngjarje, jemi distancuar nga përdorimi i dhunës dhe çdo lloj tjetër provokimi, u kemi bërë thirrje autoriteteve serbe të hetonin këtë çështje dhe u bëjmë thirrje gjithashtu që të ndalojnë së fajësuari Shqipërinë si komb, si qeveri dhe të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre.

Siç të gjithë e dimë, nga rregullat e shkruara dhe gjerësisht të pranuara, vendi pritës është plotësisht përgjegjës për mbarëvajtjen e një aktiviteti të tillë.  Edhe pse ne luajtëm në Serbi në rrethana shumë të pazakonta, ku tifozët tanë nuk u lejuan të hynin në stadium,  ku simbolet tona kombëtare nuk lejoheshin, ne luajtëm, pa asnjë ankesë. Po ashtu, kur filloi hedhja masive e objekteve të rënda dhe fishekzjarrëve në fushë dhe retorika tejet e pakëndshme kundër himnit tonë kombëtar, ne nuk u ankuam dhe vazhduam të luanim. Kemi udhëzuar gjithashtu njerëz nga FSHF dhe ambasadën tonë atje të ruajnë qetësinë dhe të përcjellin vetëm mesazhe paqësore.

Kryeministri i Shqipërisë do të zhvillojë një vizitë historike në Serbi javën e ardhshme. A do të zhvillohet kjo vizitë, apo ajo mbetet ende për t’u diskutuar, duke marrë në konsideratë zhvillimet e fundit

Këto janë çështje që jo domosdoshmërish duhet të jenë të lidhura me njëra-tjetrën. Nëse ne arrijmë të vendosim një vijë të qartë ndarëse midis sportit, huliganizmit dhe politikës, sepse sporti nuk mund të drejtojë çështjet shtetërore. Ky ka qenë qëndrimi ynë i qartë mbi këtë çështje. Jemi të vendosur të vazhdojmë rrugën tonë konstruktive në lidhje me politikën e jashtme në rajon, dhe Serbia është pjesë e këtij rajoni.

Ne duam të hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet me Serbinë, por për këtë nevojiten të dyja palët. Ne kemi shprehur qartë gatishmërinë tonë për të vizituar kryeqytetin serb, dhe nuk mendojmë se duhet të presim shtatë dekada të tjera  për materializimin e një aktiviteti dhe vizite kaq të rëndësishme. Të gjitha mundësitë janë të hapura, por nevojitet vullneti i të dy palëve. Ne jemi të gatshëm të vizitojmë Serbinë, dhe besojmë e shpresojmë se Serbia është gati të na mirëpresë. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim