Bushati mbledh ambasadorët:
Fund praktikës klienteliste 

Bushati mbledh ambasadorët:<br />Fund praktikës klienteliste 
TIRANE- Shërbimi i jashtëm shqiptar ka nevojë për diplomatë profesionistë për të shmangur praktikat klienteliste të së kaluarës. Këtë e ka shprehur ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë çeljes së Konferencës së Ambasadorëve “Diplomacia në Veprim”. Hapja e Konferencës, e cila mbahet në datat 4-7 korrik, është bërë nga vetë ministri i Punëve të Jashtme në prezencën e Kabinetit qeveritar, Trupit Diplomatik të Akredituar në Tiranë dhe Ambasadorëve të Shqipërisë në botë.
 
Kryediplomati shqiptar, duke vlerësuar kontributin e të gjithë aktorëve diplomatikë, bëri edhe një përmbledhje të historisë së diplomacisë në vendin tonë, por u shpreh i prerë lidhur me shmangien e praktikës klienteliste. Fjala e plotë e ministrit Bushati në Konferencën e Ambasadorëve
 
“Sot,diplomatët nuk e kanë më ekskluzivitetin e diplomacisë. Prandaj dhe tani, më shumë se kurrë, kemi nevojë për diplomatë profesionistë; të cilët, janë të aftë të hartojnë analiza dhe të bëjnë të gjithë punën përgatitore të nevojshme, që mundëson vendimmarrjen e bazuar mbi premisa të shëndosha. Sepse të gjithë e dimë që vendimet e rëndësishme nuk merren as në takime dhe as në mbledhje e konferenca. Por para tyre dhe midis tyre.
 
Për këtë, nevojiten diplomatë vetëveprues. Sepse të jesh diplomat nuk është thjesht një zanat, por është mbi të gjitha një mënyrë jetese. Në kushtet e një shërbimi diplomatik të një vendi të vogël, nuk janë të rralla rastet kur diplomati shqiptar duhet të përballet i vetëm me disa kërkesa ose sfida, pa pasur luksin e një strukture mbështetëse të mjaftueshme.
 
Sa më lart, merr kuptim vetëm nëse shërbimi i jashtëm bazohet te meritokracia, duke shmangur praktikat klienteliste të së kaluarës. Fokus në politikën e jashtme dhe jo më në politikën e brendshme. Nuk është e lehtë, por besoj se është e vetmja rrugë për t’u ndarë nga praktikat e vjetra”, tha ministri Bushati.

bushati

Sipas ministrit Bushati, vendi ynë ka nevojë për më shumë diplomatë profesionistë.

Ristrukturimi i shërbimit diplomatik që sapo ka filluar, lidhet sipas ministrit të Jashtëm me një performancë më të lartë për diplomatët specifikisht pas marrjes së statusit të vendit kandidat.

"Një nga hapat e marrë që në fillim të detyrës si ministër, ishte krijimi i një bashkëpunimi të strukturuar organizata të fushës së marrëdhënieve me jashtë. Kjo u pasua nga fillimi i një reforme në shërbimin diplomatik, për t’iu përgjigjur detyrave dhe sfidave. Reforma e ndërmarrë në shërbimin e jashtëm, falë edhe ekspertizës së huaj,synon:
Profesionalizimin e shërbimit diplomatik. Racionalizimin e përfaqësimit në botë në përshtatjeme prioritetete politikës sonë të jashtme. Lejomëni të falenderoj këtu Kuvendin si dhe Komisionin për Politikën e Jashtme, si faktorë gjithnjë e më shumë mbështetës në mbarëvajtjen e kësaj reforme jetike për mirëfunksionimin e shërbimit të jashtëm", tha ministri Bushati.

Ajo çka ra në sy në këtë aktivitet ishte mungesa e tre ambasadorëve, Neritan Cekës ambasador në Romë; Mal Berishës, ambasador në Londër; si dhe Flamur Gashit, ambasador në Bosnje-Hercevoginë për të cilët ministri i Jashtëm ka kërkuar lirimin e tyre pasi sipas tij “kanë shkelur ligjin e etikës së ambasadorit, duke u bërë pjesë e fushatave zgjedhore”.
 
Aktiviteti është përmbyllur me një kokteil, ndërsa për diplomatët tifoz Ministria mundësoi në ambientet e saj ndjekjen “live” të ndeshjes Gjermani–Francë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë