Bushati me Baird: Rekrutimet 
nga ISIS, problem dhe në Europë

Bushati me Baird: Rekrutimet <br />nga ISIS, problem dhe në Europë
TIRANË - Shqipëria nuk e ka mohuar që ka shqiptarë të rekrutuar në Siri, por ky është një problem që ka prekur rajonin dhe disa vende të tjera Europiane. Kështu është shprehur Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij kanadez, John Baird,  ndërsa ka theksuar nevojën e implementimit të masave kundër këtij fenomeni.

“Shqipëria nuk e ka mohuar që ka shqiptarë të rekrutuar në Siri. Shqipëria është vend ku harmonia fetare është aset i çmuar, kjo shtyu edhe Papa Françesku të vizitojë Shqipërinë. E rëndësishme që ndaj këtij fenomeni është që të merren masa. Ky fenomen nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por rajonin dhe disa vende të Europës”-U shpreh Bushati.
 
Bushati ka folur edhe për dërgimin e armëve dhe municioneve nga Shqipëria në Irak, duke ritheksuar se vendimi për të qenë një nga vendet kontributore është një vendim i koordinuar dhe në sinkronizim të plotë me disa partnerë të rëndësishëm ndërkombëtarë.
 
“Vendimi për të qenë një nga vendet kontributore është një vendim i koordinuar dhe në sinkronizim të plotë me disa partnerë të rëndësishëm ndërkombëtarë. Ka qenë vendim i rëndësishëm dhe për këtë ka kërkuar një konsultë me ndërkombëtare. Stabiliteti i Irakut  është i nevojshëm jo thjesht për Irakun, por edhe për vendet e tjera të kësaj zone apo impaktin që çon në atë pjesë të rëndësishme.Nga të gjitha informacionet që kemi, operacioni ka shkuar siç ka qenë i parashikuar.”- tha Bushati.

Ndërsa Baird u shpreh se vlerëson partneritetin që të gjithë kanë bërë kundër terrorizmit. "Kanadaja e vlerëson shumë partneritetin me Shqipërinë në këtë luftë që ne bëjmë kundër terrorizmit ndërkombëtar që është një plagë për të gjithë ne."- tha ministri i Jashtëm i Kanadasë, Baird.


Bushati- Baird: Takimi, diskutuam për samitin e NATO-s dhe rritjen e bashkëpunimit
Një nga pikat e diskutimit gjatë takimit të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati me homologun e tij kanadez, John Baird, ka qenë edhe samiti i NATO-s që do të zhvillohet pas dy ditësh në Uells

“Jemi vetëm dy ditë para samitit te Uellsit të NATO-s, ku do diskutohet jo thjesht se si do përgjigjet NATO çështjeve së sigurisë, por edhe se çfarë do të jetë NATO në të ardhmen”-tha Bushati.
 
Ndërsa homologu i tij Baird duke  vlerësuar rolin e Shqipërisë në NATO theksoi se u bisedua gjatë takimit për disa çështje të rëndësishme të aleancës, si zgjerimi i NATO-s dhe çështje të tjera.

Bushati bëri me dije se gjatë takimit u diskutua edhe për një rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve në aspektin politik dhe ekonomik. Ndërsa Baird shtoi se Kanada është shumë e kënaqur që të vijojë të luaj një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Shqipërisë,. Gjithashtu ai shtoi se problemet e shkaktuara nga azilkërkuesit fals, nuk do t'i prishin këto marrëdhënie.

“Diskutuam edhe për pikat ku mund të forcohet bashkëpunimi. Dhe për pikat ku dy vendet operojnë së bashku. Edhe për një prezencë më të madhe të Kanadasë në aspektin politik dhe në aspektin e investimeve në Shqipëri dhe rajon. Kanada shumë e kënaqur që vijojmë të luajmë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Shqipërisë.”- U shpreh ministri i Jashtëm Bushati.

“Do të thosha që ne kemi pasur disa raste qe kanë të bëjnë më azilkerkues , çështje të cilat kanë qenë jo të sakta, pra azilkerkues me informacione të rreme. Kemi pasur edhe dy akte ligjore që i kemi kaluar në Parlament , të cilat po i diskutojmë në vendin tonë. Por natyrisht për ne krijimi i punëve dhe zhvillimi i mëtejshëm midis dy vendeve tona është tepër i rëndësishëm dhe ne jemi shumë të kënaqur me ecurinë e Shqipërisë përsa i përket rrugëtimit të saj drejt BE dhe kjo do të jetë rruga më e mirë për të lehtësuar më tej lëvizjen e qytetarëve kanadez dhe shqiptare.”- tha ministri i Jashtëm kanadez John Baird.
 
Situata në Ukrainë, Baird: Provokimet e Putin janë të rrezikshme
Lidhur me situatën në Ukrainë, ministri i jashtëm i Kanadasë Baird u shpreh se Kanadaja e ka treguar qartë qëndrimin se së është e pakuptimtë përdorimi i forcës për riformulimin e kufijve. Ndërsa ka vlerësuar se vendimet e Putin janë provokime të rrezikshme.

“Kanadaja e ka treguar fare qartë pozicionin e vet, që është totalisht e papranueshme qe në vitin 2014 një person në Kremlin të përdorë forcë që të rihartojë kufirin e vendeve. Dhe janë pikërisht këto provokime të Presidentit Putin, pikërisht pak ditë para samitit të NATO-s që janë vërtetë shumë shqetësuese dhe që do të kërkojnë përgjigje.
”-tha Baird

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë