Bushati me Diasporën shqiptare në
Boston:Bashkëudhëtarë të ndryshimit
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Sesionin e 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zhvilloi gjatë ditës së djeshme një bashkëbisedim me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Boston, i organizuar në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar të Universitetit të Harvardit
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Sesionin e 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zhvilloi gjatë ditës së djeshme një bashkëbisedim me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Boston, i organizuar në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar të Universitetit të Harvardit.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Ministri Bushati vlerësoi kontributin e shqiptarëve në Amerikë dhe rolin që përfaqësuesit e komunitetit shqiptar kanë luajtur për çështje të karakterit kombëtar dhe për zhvillimin e Shqipërisë.
"
Themeluesit e shtetit modern shqiptar, ndër të cilët kishte dhe anëtarë të diasporës sonë në Boston, e dinin fare mirë se nuk mund të ruhej pavarësia pa zhvillim ekonomik" - nënvizoi Ministri Bushati.
Ai i njohu të pranishmit me investimet e kryera vitet e fundit për modernizimin e infrastrukturës konsullore dhe përdorimin e teknologjive të reja për të mundësuar ofrimin e shërbimeve online, në mënyrë transparente dhe të sigurt, siç është E-Konsullata, për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen.
Bushati nënvizoi nevojën e institucioneve shqiptare për një partneritet të strukturuar me Diasporën dhe në këtë kontekst theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Migracionit po përgatit një strategji kombëtare me qëllim përfshirjen sa më efektive të diasporës shqiptare në zhvillimin e vendit.
Zbatimi i kësaj strategjie do të diskutohet me përfaqësues nga diaspora shqiptare në të gjitha vendet e botës gjatë Samitit të parë të Diasporës që do të mbahet në Tiranë në nëntor të këtij viti.
Gjatë qëndrimit në Boston, Ministri Bushati vizitoi gjithashtu shkollën e gjuhës dhe trashëgimisë shqipe "BESA" e cila feston 10 vjetorin e krijimit të saj. Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, Ministri Bushati dorëzoi tekstet për mësimin e gjuhës shqipe dhe historisë së Shqipërisë, dhuratë e Qeverisë shqiptare për fëmijët në Diasporë.
Gjatë qëndrimit të tij, Ministri Bushati mori pjesë në meshën e komunitetit shqiptar në Katedralen e Shën Gjergjit në Boston, aty ku Fan Noli mbajti liturgjinë e parë hyjnore në gjuhën shqipe në historinë e Kishës Ortodokse më 22 mars 1908.
Në fund të ceremonisë, At Artur Liolin, i dorëzoi Ministrit Bushati vulën "Ex-Libris", me të cilën Faik Konica vuloste letrat dhe librat e tij, dhuratë e bibliotekës Fan Noli në Boston për Bibliotekën Kombëtare shqiptare.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25%
-
Keq
60.8%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1617
Lajme të tjera
-
OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar
26 Prill, 22:41
-
CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit, publikohen dokumentet e panjohura të hetimit, krerët e policisë nuk zbatuan urdhrat e ndalimit për gardistët
26 Prill, 22:14
-
Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni
26 Prill, 21:56
-
Spekulimet se po bëheshin gati për funeralin/ Buckingham Palace: Mbreti Charles do të kthehet së shpejti në detyrë
26 Prill, 21:56
-
Prag sezoni turistik, dezinsektimit do të nisë nga Shkodra! Koçiu: Gati për sezonin! Beci: Në kohën e duhur
26 Prill, 21:53
-
Joe Biden i gatshëm për debat me Donald Trumpin
26 Prill, 21:45
-
‘NATO e ka gjithmonë një sy mbi Ballkanin’/ Ekspertja: Ja kur do të anëtarësohet Kosova në aleancë
26 Prill, 21:24
-
Serbët më zhdukën dhe vranë mamanë! Sigurimi shqiptar më ka ndjekur! Takimet e mia me Ramiz Alinë dhe Nexhmie Hoxhën!
26 Prill, 21:22
-
FNSH dhe policia kontrolle blic në Fushë Krujë, blindohet edhe Vlora (Video)
26 Prill, 21:13
-
Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë
26 Prill, 20:59
-
Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!
26 Prill, 20:33
-
Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit
26 Prill, 20:16