Bushati me homologen Wallström
Suedia mbështet integrimin

Bushati me homologen Wallström<br />Suedia mbështet integrimin
Ministri i jashtëm Bushati zhvilloi një vizitë pune dy ditore në Mbretërinë e Suedisë, gjatë së cilës ai zhvilloi takim me homologen e tij, Ministren e Punëve të Jashtme.

Ministrja Wallström shprehu mbështetjen e mëtejshme të Suedisë për procesin e integrimit evropian të vendit tonë dhe rajonit në tërësi. Ajo vlerësoi masat e marra nga Shqipëria për adresimin e fenomenit të azil-kërkimit dhe inkurajoi për intensifikimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi mes institucioneve përkatëse, duke ofruar ndihmën e Suedisë për përballjen me këtë fenomen.

Gjatë takimit me Ministren e Punëve të Jashtme Wallström u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha fushat, duke i dhënë prioritet bashkëpunimit ekonomik. Perspektiva e integrimit të Shqipërisë në BE ishte në qendër të diskutimit të Ministrit Bushati me homologen e Wallström. 

Duke vlerësuar mbështetjen konstante të Suedisë për proceset integruese të Shqipërisë, Ministri Bushati parashtroi përpjekjet e Shqipërisë në procesin e reformave dhe përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe. Ai nënvizoi se "hartimi i një kalendari konkret masash për ta çuar vendin drejt hapjes së negociatave për anëtarësim do të ishte një përqasje graduale me efekte pozitive për reformat dhe motivimin e administratës publike ne vend". 

Ministri Bushati zhvilloi gjithashtu takime me deputetë të Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit suedez si dhe me përfaqësues të kompanive suedeze të interesuara për të investuar në Shqipëri.
 
 Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve