Bushati me homologët e rajonit 
për mekanizmin e bashkëpunimit

Bushati me homologët e rajonit <br />për mekanizmin e bashkëpunimit
MAL I ZI - Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë janë takuar në Kotorr të vendit fqinj me Komisionerin për Zgjerimin, Stefan Fyle ku kanë diskutuar për propozimin e KE për një mekanizëm informal dhe operacional bashkëpunimi rajonal.

Ky mekanizëm do të krijojë mundësinë për shfrytëzimin e fondeve të Bashkimit Evropian, në funksion të konkretizimit të projekteve të përbashkëta me përmasa rajonale.
Gjatë takimit Ministri Ditmir Bushati, pasi theksoi nevojën e forcimit të ndërveprimit rajonal nëpërmjet projekteve konkrete, insistoi mbi rëndësinë e gjithë përfshirjes së mekanizmit të ri të propozuar nga KE, si dhe mbi shmangien e dublimit dhe të mbivendosjes me nismat e tjera rajonale.

Takimi i cili po zhvillohet në Kotorr të Malit të Zi, është në vijim të takimeve të mëparshme mbi forcimin e bashkëpunimit mes vetë vendeve të rajonit, të përfshira në Procesin e Stabilizim Asociimit, dhe Bashkimit Evropian.

Bashkëbiseduesit ranë dakord mbi parimin e rotacionit të kësaj nisme informale në mënyrë që të gjitha vendet pjesëmarrëse të kenë mundësinë e barabartë në dhënien e kontributit dhe marrjen e përgjegjësive në kontekstin rajonal.

Në takim ka qenë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC),  Goran Svilanoviç.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!