Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi një takim me homologun e tij, LT Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, Ministër i Jashtëm dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar të EBA. Takimi i cili u zhvillua në kuadër të vizitës së punës të Kryeministrit Edi Rama në EBA, u përqendrua tek marrëdhënia tepër e mirë mes dy vendeve tona.
/Shqiptarja.com
Bashkëbiseduesit u ndalën në disa çështje konkrete, siç ishte angazhimi i palës emiratase për nënshkrimin në një kohë shumë të afërt të një marrëveshjeje mbi Njohjen Reciproke të Lejeve të Drejtimit të Automjeteve dhe në shikimin e mundësisë për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë në EBA.
Ministri Bushati theksoi rëndësinë e prezencës së Kompanive Emiratase si një potencial real për të investuar në Shqipëri, duke paraqitur një pasqyrë të qartë të mundësive që ofron vendi ynë.
(Ministri Bushati gjatë takimit me homologun e EBA)
d.c./shqiptarja.com








