Gjatë punimeve të Konferencës së 51 të Sigurisë që u zhvillua në Mynih të Gjermanisë, Ministri Bushati u takua me Asistenten e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland. Palët vlerësuan marrëdhëniet dypalëshe si shumë të mira dhe të një rëndësie parësore dhe strategjike.
Ministri Bushati shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA-së, në drejtim të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë. Ministri Bushati dhe Nuland diskutuan mbi zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor dhe situatën e sigurisë në Evropë e më gjerë, si dhe sfidat e reja të luftës kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Duke u ndalur në bashkëpunimin dypalësh në fushën ekonomike, Ministri Bushati nënvizoi masat e marra nga qeveria për përmirësimin e klimës së investimeve dhe theksoi se Shqipëria mirëpret rritjen e pranisë së kompanive dhe ekspertizës amerikane në vend e në rajon.
Nga ana e saj, Nuland vlerësoi progresin e Shqipërisë, reformat për forcimin e shtetit ligjor, sundimin e së drejtës në ekonomi dhe avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke rikonfirmuar vijimin e mbështetjes për Shqipërinë në të gjitha proceset demokratizuese dhe integruese.
Ajo shprehu vlerësimet për angazhimet konkrete dhe kontributet e Shqipërisë në krah të Shteteve të Bashkuara, në një sërë çështjesh dhe sfidash ndërkombëtare, si dhe rolin dinamik dhe konstruktiv të Shqipërisë në rajon.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com